E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yndyrat e qumeshtit nuk jane te demshme

Perkunder frikes nga thartirat e ngopura yndyrore ne produktet e qumeshtit ushqimet e pasura me qumesht dhe djathe eshte pare se nuk jane te demshme thote nje studim i ri holandez. Studimin ne fjale e ka financuar nje kompani holandeze e qumeshtit ku per me shume se dhjete vjet jane vezhguar me shume se 120.000 persona te rritur. Sipas rezultateve te ketij studimi te meshkujt nuk ka lidhje midis konsumimit te produkteve te qumeshtit dhe rrezikut nga vdekja e parakohshme. Kurse kur behet fjale per femrat konsumimi i tepert i thartires se qumeshtit nga gjalpi dhe gjesendet e tjera ushqimore qe permbajne shume yndyre te qumeshtit lidhet me nje rritje te vogel te vdekshmerise sidomos nga semundjet e zemres. Perkunder kesaj konsumimi i produkteve te qumeshtit me yndyre te plote duke filluar nga kosi jogurti dhe ajka e tharte con deri te nje renie e lehte e numrit te te vdekurve si te meshkujt po ashtu edhe te femrat. Pra ky studim nuk ka gjetur arsye as per te sugjeruar zvogelimin e as per sugjerimin e rritjes se konsumimit te produkteve te qumeshtit thote shkencetarja R. Alexandra Goldbohm nga Leideni. Produktet e qumeshtit nuk jane as te demshme e as kushedi sa te dobishme kur behet fjale per jetegjatesine - ka shkruar Goldbohm ne revisten American Journal of Clinical Nutrition.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›