Pirja e duhanit shkakton semundjen ALS
Ne studimin e ri jane perdorur te dhenat nga me shume se 1 milion njerez te rritur te cilet kishin marre pjese ne pese studime te meparshme. Personat qe pine apo kane pire duhan ne te kaluaren jane me te rrezikuar nga semundja e sklerozes laterale amiotrofike ndash ALS thone shkencetaret nga Harvardi. ALS shkakton vdekjen e ngadalshme te qelizave trunore qe jane te ngarkuara me bartjen e porosive midis trurit dhe pjeses tjeter te trupit gje qe con deri te humbja e kontrollit mbi muskujt duke perfshire edhe ata qe nevojiten per marrjen e ushqimit dhe per frymemarrje. Pjesa me e madhe e te semureve nga kjo semundje nuk jetojne me gjate se pese vjet pas venies se diagnozes. Vleresohet se 10 te rasteve te ALS-se shkaktohen nga defekti gjenetik. Ne studimin e ri jane perdore te dhenat nga me shume se 1 milion njerez te rritur te cilet kishin marre pjese ne pese studime te meparshme. Sikur qe thuhet ne revisten Archives of Neurology personat qe kane qene apo ende jane duhanxhi kane nje rrezik per 40 deri 45 me te madh nga vdekja nga ALS-ja krahasuar me personat qe kurre nuk kane pire duhan. Mesatarisht nga ALS-ja eshte pare se jane semure 1 ne 1.300 duhanpires si dhe 1 ne 2.000 joduhanxhinj.