Petritsch: Rambujeja një shans i humbur
Bruksel -Sikur dhjetë vjet më parë të ishte nënshkruar marrëveshja e Rambujesë, me kushtin që pas tre vitesh të kishte një zgjidhje tjetër, atëherë sot do të ishim ndoshta më përpara në rezultatet e arritura. Prandaj, mendoj se Rambujeja ka qenë një shans i humbur. Kjo solli edhe tek ndërhyrja ushtarake e NATO-s e cila nuk i dha fund konfliktit, por e futi atë në një fazë tjetër, tha Wolfgang Petritsch, diplomat austriak dhe ish-përfaqësues i BE-së në Konferencën e Rambujesë, e cila solli ndërhyrjen e NATO s më 24 mars.
Duke folur për politikën e Beogradit në drejtim të Kosovës, Petritsch tha se gjatë dhjetë viteve ka patur faza të ndryshme, por nën presionin e forcave ekstremiste, Kosova u kthye sërish në rendin e ditës. "Në vend që të provohet me afrim pragmatik, problemi i Kosovës është keqësuar dhe komplikuar vitet e fundit në Serbi edhe më shumë. Kjo ka bërë që të zvarritet edhe vendosja përfundimtare e paqes në rajon", u shpreh Petritsch për Radion Deutsche Welle. /DW/