Petro Koçi rrezikon të mos përfshihet në zgjedhje
Gjykata e Tiranës refuzon regjistrimin e partisë, zbardhet vendimi i plotë. Sipas gjykatës, emri i partisë është shumë i ngjashëm me Partinë Socialiste
Laureta Rryçi
Tiranë - Gjykata e Rrethit të Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Petro Koçit, si përfaqësues i Partisë Socialiste ’91, për regjistrimin e këtij subjekti në regjistrin e partive politike. Arsyeja e këtij vendimi qëndron në ngjashmërinë e emrit që ka ky subjekt politik me Partinë Socialiste. Vendimi Nr. 11340 i gjyqtarit Artur Gaxhi është marrë më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë mënyrë, subjekti i ri politik i së majtës ka mbetur i paligjëruar dhe rrezikon të mos përfshihet në zgjedhjet e ardhshme nëse strukturat e partisë nuk vendosin për ndryshimin e emrit dhe rikompozimin e statutit dhe aktit të themelimit të saj.
Vendimi
Në vendimin e firmosur nga gjyqtari Artur Gaxhi theksohet se ka një përputhje emri ndërmjet subjektit të përfaqësuar nga Petro Koçi dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Kështu nga dosja e regjistrimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë rezulton se ajo është krijuar në vitin 1991 dhe pikërisht vënia e shifrave ‘91 pas emrit të kërkuesit jo vetëm që nuk e bën të dallueshëm qartë emërtimin e kësaj partie nga emërtimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, por e bën atë të njëjtë me të dhe konfuzon më tepër njerëzit e votuesit duke krijuar përshtypjen që kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike”, - thuhet në vendimin e gjykatës.
Gjyqtari Gaxhi konstatoi gjithashtu se edhe emblema (stema) e Partisë Socialiste ’91 përputhet me emblemën (stemën) e Partisë Socialiste të Shqipërisë. “Të dyja emblemat paraqiten në formë rrethore, me dy rrathë me ngjyrë të jashtme jeshile, njëri më i madh e tjetri më i vogël, me të njëjtën qendër, brenda hapësirës së të cilëve është shkruar emri i partisë, kurse në qendër të emblemës rrethore ndodhet një dorë e mbledhur, e cila mban trëndafilin e kuq në një sfond jeshil me ngjyrë më të çelët se rrethi i jashtëm”, - thuhet në vendim. “Të njëjtin konfiguracion paraqet edhe logoja dhe vula e të dyja partive politike, pra si e kërkuesit subjekt politik “Partia Socialiste ’91”, ashtu dhe ajo e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, duke krijuar kështu përshtypjen, por edhe bindjen, që kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike”.
Ligji
Ligji përcakton se në zgjedhje partitë politike regjistrohen në fletët e votimit me iniciale. Është kjo arsyeja që edhe këto iniciale duhet të jenë të dallueshme, ndërsa Gjykata e Tiranës ka konstatuar se edhe në këtë pikë ka përputhje. “Inicialet e kërkuesit “Partia Socialiste ‘91” dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë përputhen me njëra-tjetrën, pasi të dyja përbëhen nga germat PS edhe pse kërkuesi pas germave PS ka shtuar shifrat ’91”, - arsyetohet më tej nga gjykata, e cila vlerëson dhe çmon se inicialet e partive përbëhen nga germa e parë e fjalëve përbërëse të emrit të partisë dhe shifrat e shtuara në rastin konkret nuk i bëjnë të dallueshme inicialet e kërkuesit nga inicialet e partisë politike ekzistuese të përshkruar me sipër.
V E N D I M
"NË EMËR TË REPUBLIKËS”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej:
GJYQTAR: ARTUR GAXHI
Asistuar prej sekretares gjyqësore Luljeta Skëndo, sot më dt.30.12.2008, përfundoi së shqyrtuari në seancë gjyqësore publike çështjen civile me Nr.12703 akti që i përket:
KËRKUES: Partia “Partia Socialiste ‘91”, përfaqësuar nga kryetari Petro Koçi dhe me autorizim nga av. Dorian Çeliku dhe z. Visar Troshani
OBJEKTI: Regjistrimin si person juridik të partisë politike “Partia Socialiste ‘91”.
Baza ligjore: Ligji Nr. 8580, dt. 17.02.2000, “Për Partitë Politike”.
Gjykata si shqyrtoi në tërësi çështjen, administroi provat shkresore dhe dëgjoi dëshmitarët në gjykim, pasi dëgjoi pretendimet e fundit të përfaqësuesit të kërkuesit për pranimin e kërkesës, pra regjistrimin në Regjistrin e Partive Politike të “Partisë Socialiste ‘91”:
V Ë R E N
Kërkuesi “Partia Socialiste ‘91” në kërkesën drejtuar Gjykatës, nëpërmjet përfaqësuesit të saj në gjykim, ka kërkuar regjistrimin në regjistrin e Partive Politike të këtij subjekti politik. Nga gjykimi rezultoi se me datën 24.09.2008 është zhvilluar në Tiranë mbledhja e anëtarëve themelues të subjektit politik “Partia Socialiste ’91”, mbledhje që, siç rezulton nga aktet e depozituara në dosje dhe nga deklarimet e dëshmitarëve, është zhvilluar në Hotel Tirana në Tiranë.
Në mbledhjen e organizuar, anëtarët themelues kanë miratuar Aktin e Themelimit të Partisë, Programin e saj, Statutin, si dhe janë përcaktuar organet drejtuese të partisë së sipërcituar. Në seancë gjyqësore, Gjykata verifikoi dokumentacionin përkatës themelues të subjektit në fjalë dhe konstaton se ana formale e dokumentacionit është sipas kërkesave të ligjit, ç’ka do të thotë që dokumentet e themelimit të këtij subjekti janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu nga Programi dhe Statuti i Partisë rezulton se është subjekt politik, organizimi i së cilës i nënshtrohet parimeve demokratike me bazë elektorale dhe organizim vertikal nga baza në qendër, ku njësia bazë është organizata e partisë “Partia Socialiste ‘91” pranë qendrës së votimit. Rezulton se organe të tjera të partisë janë Këshilli Zonal në nivel komune, Komiteti drejtues në rang rrethi, Komitetet Koordinative në bazë qarku, Konferenca e Rrethit etj.
Gjithashtu në mbledhjen themeluese të datës 24.09.2008 janë zgjedhur edhe organet drejtuese të subjektit politik “Partia Socialiste ‘91”, që janë Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, Kryesia dhe Sekretariati. Veç sa më sipër, në këtë mbledhje u zgjodh kryetar i subjektit Petro Koçi, sekretare e Përgjithshme Makbule Çeço, sekretar Organizativ Enver Reçi, sekretar Koordinativ Gëzim Podgorica dhe sekretar për Marrëdhëniet me Publikun Gjergj Koja.
Faktet e mësipërme, veç dokumentacionit përkatës, u provuan edhe nga dëshmitarët e zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga Gjykata dhe të pyetur në gjykim e konkretisht Marika Cakërri, Kujtim Zuku dhe Alma Puka, të cilët shpjeguan përpara Gjykatës për veprimet e kryera për themelimin e subjektit politik “Partia Socialiste ’91”, si dhe faktin që nënshkrimi poshtë emrit të tyre ishte nënshkrimi i tyre, nëpërmjet të cilit kishin shprehur vullnetin e tyre të lirë për krijimin e subjektit në fjalë. Por Gjykata, pasi tërhoqi kryesisht nga Zyra e Regjistrit të Partive Politike të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dosjen e regjistrimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, konstaton se emri i zgjedhur për subjektin politik “Partia Socialiste ‘91” është jo i dallueshëm qartë nga emri i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Kështu nga dosja e regjistrimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë rezulton se ajo është krijuar në vitin 1991 dhe pikërisht vënia e shifrave ‘91 pas emrit të kërkuesit jo vetëm që nuk e bën të dallueshëm qartë emërtimin e kësaj partie nga emërtimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë, por e bën atë të njëjtë me të dhe konfuzon më tepër njerëzit e votuesit, duke krijuar përshtypjen që kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike. Dallimi qartë i emrit të një partie që krijohet rishtas, nga emrat e partive ekzistuese, është edhe qëllimi i Nenit 12 të Ligjit Nr.8580, dt.17.02.2000, “Për Partitë Politike”, në të cilin është përcaktuar se: “Emri i një partie duhet të jetë i dallueshëm qartë nga ai i partive të tjera ekzistuese. Inicialet dhe emblemat e partive politike nuk duhet të përputhen. Në zgjedhje përdoren vetëm emrat apo inicialet e partive politike që janë të regjistruar”. Veç sa më sipër, Gjykata konstaton se edhe emblema (stema) e Partisë Socialiste ’91 përputhet me emblemën (stemën) e Partisë Socialiste të Shqipërisë, pasi të dyja emblemat paraqiten në formë rrethore, me dy rrathë me ngjyrë të jashtme jeshile, njeri më i madh e tjetri më i vogël, me të njëjtën qendër, brenda hapësirës së të cilëve është shkruar emri i partisë, kurse në qendër të emblemës rrethore ndodhet një dorë e mbledhur, e cila mban trëndafilin e kuq në një sfond jeshil me ngjyrë më të çelët se rrethi i jashtëm. Të njëjtin konfiguracion paraqet edhe logoja dhe vula e të dyja partive politike, pra si e kërkuesit subjekt politik “Partia Socialiste ’91”, ashtu dhe ajo e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, duke krijuar kështu përshtypjen, por edhe bindjen që kemi të bëjmë me të njëjtën parti politike. Gjykata, gjithashtu konstaton se edhe inicialet e kërkuesit “Partia Socialiste ‘91” dhe Partisë Socialiste të Shqipërisë, përputhen me njëra-tjetrën, pasi të dyja përbëhen nga germat PS edhe pse kërkuesi pas gërmave PS ka shtuar shifrat ’91.
Gjykata vlerëson dhe çmon se inicialet e partive përbëhen nga germa e parë e fjalëve përbërëse të emrit të partisë dhe shifrat e shtuara në rastin konkret nuk i bëjnë të dallueshme inicialet e kërkuesit nga inicialet e partisë politike ekzistuese të përshkruar më sipër. Në fakt në gjykim nga kërkuesi u paraqit me cilësinë e provës shkresa me Nr.5202 prot., dt.12.09.2008, lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas së cilës rezulton se pranë Zyrës së Regjistrimit të Partive Politike nuk figuron të jetë regjistruar asnjë subjekt politik me emërtimin “Partia Socialiste ’91”. Paraqitja e këtij vërtetimi nuk cenon arsyetimin e mësipërm të Gjykatës, pasi nëpërmjet kësaj shkrese është konfirmuar fakti që pranë Zyrës së Regjistrit të Partive Politike nuk ka të regjistruar subjekt tjetër politik
PËR KËTO ARSYE
Gjykata, bazuar në Nenin 12 dhe 15 të Ligjit Nr.8580, dt.17.02.2000, “Për Partitë Politike” dhe Nenin 306 e vijues të K.Pr.Civile.
VENDOSI
-Refuzimin e kërkesës.
-Mosregjistrimin në regjistrin e Partive Politike të Partisë “Partia Socialiste ’91”.
SEKRETARE GJYQTAR LULJETA SKËNDO ARTUR GAXHI
14 Janar 2009