E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi i Bandës së Durrësit

Prokuroria akuzon avokatat e Bandës së Durrësit, për shtyrje të qëllimshme të seancave gjyqësore. Organi i akuzës e ka cilësuar mungesën e avokatit të Lul Berishës, të qëllimshme që i bëhët gjyqit. Gjykata në seancat e kaluar vendoi që të zëvendesonte gjyqëtarët e Lul Berishës,por vetë ai në seancen e kaluar u largua nga gjyqi, duke thënë se nuk pranonte të përfaqesohej nga avokati që i ishte caktuar kryesisht pasi kishte konflikte familjare me të. Edhe pse togat e zeza kanë njoftuar dhomën e avokatisë për mungesën e vazhdueshme të avokatëve, nuk ka pasë asnjë përmisim të situatës. Gjykata ka zëvendesuar disa herë avokatët e Lul Berishës, në mënyrqë që seancat mos të shtyen, por mesa duket një gjë e tillë nuk ka funksionuar, duke penguar prej një viti e gjysëm, ecurinë normale të seancave gjyqësore. Sipas prokurorëve , çështja ndodhet në të njëjtin strad që ndodhej edhe para një vit e gjysëm, pasi shkak i kësaj pengese janë bërë përfaqesuesit ligjore të të pandehurve të Bandës së Durrësit. Trupi gjykuese ka vendosur të pezullojë afatet e paraburgimit për të gjithë pjesëtarët e bandës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›