Vret aksidentalisht kushëririn, po luanin me çifte
Tiranë - Një 11-vjeçar është viktima e fundit e vrasjeve në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, në fshatin Shëngjergj të Tiranës. I mituri, me inicialet A.P., është vrarë mëngjesin e djeshëm nga kushëriri i tij me inicialet M.P., 16 vjeç. I mituri ka qenë duke lozur me kushëririn e tij dhe pa dashje arma e llojit çifte ka vrarë 11-vjeçarin A. P. Autori i dyshuar ka thënë se e ka qëlluar pa dashje kushëririn e tij, pasi ishin duke luajtur me armën.
Dalin para gjykatës dy shqiptarë, dyshohen për vrasje
Savona - Dy shqiptarë dhe një italian do të dalin sot para gjykatës në Itali. Ata akuzohen për vrasjen e një italiani në shkurt të 2008-s. Të akuzuar për këtë vrasje janë italiani Samuel Kosta 23 vjeç dhe dy shqiptarët, Orges Goxhaj 26 vjeç dhe Ervin Zela 29 vjeç. Në këtë seancë nuk do të jetë i pranishëm Arian Quku, 23 vjeç, i cili ka mundur t’i shpëtojë deri tani policisë së vendit fqinj. Këta të katërt kanë vrarë duke goditur me shkelma dhe sende të forta italianin Roberto Sirio vitin e kaluar.
14 Janar 2009