E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petro Marko nderohet në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta

Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora e buqeta me lule në varrin e shkrimtarit dhe patriotit të madh, në vendlindjen e tij në fshatin Dhërmi, 60 kilometra në jug të Vlorës.

Në emër të Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, kurorën e vendosi kryetari i tij, shkrimtari Myrteza Mara, ndërkohë që në emrin e shoqatës “Labëria”, nënkryetari Sejmen Gjokoli.

“Kujtimi i Petro Markos, këtij njeriu të shquar të Himarës dhe të gjithë Shqipërisë, është i pashlyer nga kujtesa e shqiptarëve, sepse vepra e tij i përket të gjithë kombit”, u shpreh Gjokoli. Ai tha se në këtë 20 vjetor, emri i shkrimtarit dhe patriotit të madh është më të spikatur. “Sa më shumë vite kalojnë, aq më e vyer shfaqet vepra e Petro Markos, i cili ja kushtoi jetën e vet atdheut dhe popujve të robëruar, duke mos u përkulur ndaj sfidave të kohës”, shtoi më tej ai.

Petro Marko ndërroi jetë në 27 dhjetor të vitit 1991, ndërkohë që demokracia shqiptare ishte në hapat e para. Ai është autor i mjaft veprave, mes të cilave spikasin romanet “Hasta la vista”, “Nata e Ustikës” etj. Ai ka qenë vullnetar në Luftën e Spanjës, ku dha një kontribut të spikatur në brigadat internacionale që e mbrojtën këtë vend nga fashizmi.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-27 20:32
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›