E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrolifera Nuk kemi eksportuar nafte virgin

Hetuesit bejne sot verifikimet ne Fier e Ballsh

Shoqeria Petrolifera Italo Albanese nuk ka magazinuar dhe eksportuar nafte virgin. Drejtori i PIA Gazmend Shalsi ne nje prononcim per gazeten Shqip tha se nepermjet terminalit te tyre nuk eshte eksportuar nafte virgin duke lene te nenkuptohet se ky nenprodukt eshte hedhur ne tregun shqiptar i paperpunuar. Shalsi tha se shoqeria qe ai drejton ka filluar pune me 3 qershor 2009 dhe gjate kesaj kohe ka pasur disa probleme me ambientaliste dhe kontrabandiste.

Per problemin ne fjale jam prononcuar personalisht me anen e shkreses zyrtare numer protokolli 110 date 8.6.2010 per Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve duke deklaruar nen pergjegjesine time qe ky produkt pra nafta virgin nuk eshte magazinuar dhe nuk eshte eksportuar nepermjet terminalit tone tha Shalsi duke shpjeguar se disa dite me pare dy oficere te policise gjyqesore kane vizituar zyrat e shoqerise duke marre kontakt me nendrejtorin. Sipas tij hetuesit kane pyetur verbalisht nese kjo shoqeri ka magazinuar dhe eksportuar nafte virgin ndersa pergjigjja e Petroliferes ka qene e prere Nuk kemi eksportuar kurre nafte virgin dhe aq me teper magazinuar.

Drejtori i PIA tha se eshte gjithmone i gatshem per te dhene sqarime per kete problem. Vlen te theksoj qe nafta virgin pare nga kendveshtrimi yne eshte nje produkt per te cilin neve kemi te gjithe lejet e nevojshme dhe te gjithe mundesite teknike per ta magazinuar dhe eksportuar. Shpreh keqardhjen time qe shoqerite qe e trajtojne kete produkt ne Shqiperi nuk kane kontaktuar me shoqerine tone per eksportin e ketij produkti vijoi Shalsi.

Hetimet

Pas pergjigjes se shoqerise Petrolifera hetuesit e ceshtjes pritet qe te marrin kontakt edhe me zyrtare te Portit te Durresit ku do te saktesojne nese nepermjet ketij porti eshte eksportuar ose jo nafte virgin drejt shtetit italian. Duket se akuzat e publikuara nga ish-ministri Dritan Prifti po zbardhen nga prokuroria e cila ka filluar nje hetim te plote rreth ketij skandali. Burime nga njesia Task Force ne Prokurorine e Tiranes thane se diten e sotme dy hetues do te nisen drejt qytetit te Fierit dhe Ballshit per te marre prej andej dokumente te sasise se naftes virgin qe ka prodhuar Albpetroli. Me kete synohet qe te saktesohet sasia qe eshte prodhuar dhe sasia qe eshte destinuar te eksportohet jashte territorit te Shqiperise per perpunim. Ndersa duket te pakten nga hetimet e deritanishme qe nafta virgin nuk ka dale jashte territorit te Shqiperise por eshte perzier me naften e importuar.

Nafta perpunohej nga kompania shteterore Albpetrol. Kjo e fundit e magazinonte dhe e perpunonte me mjetet qe jane ne Shqiperi. Nga perpunimi perfitohej nafte D2 dhe mbetjet krijonin naften virgin. Prokuroria dyshon se disa kompani private kane arritur ta kontrabandojne kete nafte e cila ishte shume e keqe. Nga hetimi i Prokurorise se Tiranes ka rezultuar se nje pjese e mire e naftes virgin perzihej me naften e importuar ne Shqiperi dhe ne kete menyre u shitej shqiptareve. Te fituara ne kete rast kane qene kompanite private te cilat shtonin litrat e naftes dhe te humbur ne kete rast jane shtetasit shqiptare dhe vete shteti. Mjetet amortizoheshin dhe ajri ndotej.

Krahas kesaj skeme hetuesit e njesise Task Force ne Tirane kane marre ne pyetje zyrtare te Ministrise se Ekonomise qe kane pasur informacione se cfare ndodhte me kete nafte. Specialistet e hidrokarbureve kane treguar edhe detaje te vlefshme per itinerarin e kesaj nafte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›