Sarande hidhet ne ere me tritol makina e oficerit te policise gjyqesore
Hidhet ne ere makina e ish-shefit te krimeve te Sarandes. Shperthimi i fuqishem ka tronditur qytetin bregdetar rreth ores 04.00 te mengjesit te djeshem nderkohe qe policia ende nuk ka nje autor te ngjarjes.
Nje sasi tritoli e vendosur poshte shasise se makines se Ilir Zhupes ish-shef i krimeve ne Policine e Sarandes ka shkaktuar nje zhurme te fuqishme e cila eshte ndier mengjesin e se martes nga periferia e lagjes Nr. 4 te qytetit bregdetar deri ne qender te kesaj lagjeje. Objekt i atentatit eshte bere makina tip Benz Mercedes me targa SR1044B ne pronesi te Ilir Zhupes i cili deri nje jave me pare ka qene shef krimesh ne Komisariatin e Sarandes. Tashme ai ka marre detyren e oficerit te policise gjyqesore po ne Sarande. Autovetura gjendej e parkuar ne parkingun e kompleksit turistik Joni ne lagjen Nr. 4 ne afersi te baneses se oficerit te krimeve Zhupa. Grupi hetimor qe ka shkuar menjehere ne vendin e ngjarjes ka konstatuar se lenda plasese qe ka shperthyer ka qene vendosur poshte shasise se automjetit. Ende nuk eshte percaktuar saktesisht sasia e eksplozivit qe mendohet te kete qene i llojit tritol por nga demet e shkaktuara perllogaritet se duhet te kete qene mbi 200 grame. Si pasoje e shperthimit automjeti i vene ne shenjester te atentatoreve eshte shkaterruar plotesisht. Pista e pare dhe me kryesorja ku jane duke u perqendruar hetimet e eksperteve te kriminalistikes eshte ajo qe lidhet me detyren e pronarit te mjetit. Kjo piste eshte hedhur edhe nga vete i demtuari i cili kembengul se ngjarja nuk lidhet me probleme personale. Madje ai ka shkuar me tej duke hedhur dhe dyshime per autore te mundshem.
Kam dyshimet e mia per autoret e mundshem te atentatit por u mbetet hetimeve qe ti konfirmojne apo ti rrezojne ato tha Zhupa. Nderkaq burime nga grupi i hetimit bejne te ditur se hetimet jane perqendruar kryesisht ne ceshtjet qe Zhupa eshte marre kohet e fundit por nuk jane perjashtuar edhe dosjet e ngjarjeve te vjetra te mbartura prej vitesh ne Sarande mes te cilave edhe venia e tritolit ndaj funksionareve te gjyqesorit shefit te krimeve te renda e deri te krimi makaber i prerjes se kokes se biznesmenit konispolat Zihni Myderizi pese vjet me pare.
Ne harkun kohor te dy viteve te fundit jane regjistruar tri shperthime tritoli ne qytetin e Sarandes ku objekt i sulmit kane qene automjetet e njerezve te drejtesise. Kujtojme atentate ndaj automjeteve te ish-oficerit te policise gjyqesore Ismail Lala dhe ish-prokurorit Arben Koka.