Petromanas plane te reja shpimi ne Shqiperi
Kompania ndërkombëtare e naftës dhe gazit që operon në Shqipëri, “Petromanas Energy” ka paraqitur projektet e reja për tremujorin e fundit të vitit. Kështu kompania ka përfunduar projektin e saj fillestar për programin sizmik mbi blloqet 2 dhe 3. Petromanas dhe partnerja e saj “Shell” janë duke punuar me palë të treta kontraktore për të finalizuar përgatitjet logjistike të programit i cili pritet të nisë punimet në tremujorin e fundit të vitit. Ky program është hartuar për të përvijuar më tej perspektivën për shpimin e pusit të Shpiragut në rrethin e Beratit si dhe përmirësojë cilësinë e të dhënave mbi perspektivat për shpimin e puseve të tjera. Këto të dhëna shtesë pritet të kontribuojnë në zgjedhjen e lokacioneve të tjera të shpimit në të ardhmen. Petromanas ka edhe një tjetër impiant për shpimin e pusit të naftës në Juban të Shkodrës në Blloqet AB. Kompania deklaron se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga autoritetet shqiptare ndërkohë që është në pritje të miratimit nga qeveria për fillimin e shpimit të pusit Juban 1 në fillim të tremujorit të katërt të 2012-ës.
Kompania synon që të arrijë një thellësi të shpimit të puseve deri në 2600 metra. Ndërkohë kompania ka paraqitur edhe planin e saj për vazhdimin e shpimit të pusit Shpiragut 1. Shpimi i këtij pusi nafte vijon dhe kompania ka vendosur të zgjerojë si sipërfaqen ashtu edhe thellësinë e shpimit deri në 1057 metra. Petromanas synon të arrijë objektivin e saj në pusin e Shpiragut deri në 6100 thellësi në fund të këtij viti ose deri në fillim të 2013-ës.
"Paralelisht me shpimet tona dhe aktivitetet sizmike në Shpirag ne jemi gjithashtu në afërsi të përfundimit të përgatitjeve të nevojshme për fillimin e shpimeve në Juban-1 deri në fund të këtij viti ka deklaruar Glenn McNamara, kreu i Petromanas Energy.