Petroviç: Zhbllokimi i rrugëve, në interes të serbëve

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç, ka thënë në Washington se pret që takimi i serbëve të veriut të vendosë largimin e barrikadave.
“Ajo që po ndodh në veriun e Kosovës nuk i shërben askujt, dhe gjtihashtu serbëve që jetojnë në veri”, ka thënë Petroviç, për të shtuar se beson se barrikadat do të hiqen shpejtë.
Ai po ashtu beson se serbët e veriut do ta kuptojnë se është në interesin e tyre që barrikadat të hiqen me marrëveshje, e jo me vendimin e KFOR-it që nuk do të jetë paqësor.
“KFOR-i nuk do të presë pafund e as nuk do ta mbështes atë situatë, sepse e ka mandatin për sigurinë në Kosovë” theksoi Petroviç ndërsa ka shtuar se një pakice në veri i intereson kjo situatë, por fatkeqësisht ata janë më me ndikim.