Përmbytjet në Amerikën Qendrore, bilanci arrin në 160 të vdekur

Një stuhi tropikale goditi rajonin të mërkurën, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe rrufe të cilat sollën kaos në Guatemalë, Honduras, Elsalvador dhe Nikaragua.
Në Guatemalë, Presidenti Alvaro Colom ka deklaruar “gjendjen e jashtëzakonshme”. Forcat ushtarake përpiqen të furnizojnë nga ajri pjesë të tëra të popullatës që kanë mbetur pa ushqime dhe ujë të pishëm. Edhe në Kosta Rikë, Honduras dhe Elsalvador është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe ushtria është mobilizuar në shpërndarjen e ndihmave si dhe në aksione kërkim-shpëtimi./Start/F. Prroni/
2011-10-19 09:37