E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të dhunshme në Athinë

Greqia është paralizuar për të disatën herë nga greva 48 orëshe, si pasojë e së cilës janë bllokuar trenat, fluturimet e tragetet, disa nga shërbimet tregëtare, zyrat e doganave dhe shkollat janë të mbyllura gjithashtu. Në këto protesta marin pjesë edhe sektorë të tjerë, si mjeket në spitale, avoaktet, tregëtarët, punonjësit portualë, ekzekutuesit e taksave dhe farmacistët. Sindikatat rebelohen në këtë formë, ndaj paketës së ashpër të masave shtrenguese që do të votohet nesër në parlament. konfirmohet se protestuesit, shumica prej tyre të mbuluar me maska kanë sulmuar me gurë dhe kokteje Molotov policinë e cila është kundërpërgjigjur fuke përdorur gazin lotësjellës. Mijëra punëtorë po marshojnë rrugëve të Athinës duke filluar kështu një grevë të përgjithshme 48-orëshe në të gjithë vendin. Policia ka dislokuar rreth 3.000 oficerë të cilët kanë bllokuar rrugën kryesore jashtë parlamentit dhe dy stacione të metrosë në atë zonë. Greva e përgjithshme u thirr nga dy sindikatat me te mëdha të Greqisë, pasi parlamenti po pregatitet të zhvillojë nesër votimin, lidhur me masat shtrënguese të cilat përfshijnë ngritje të tatimit, ulje te pagave dhe shkurtime për vendet e punës. Masat shtrënguese të reja janë kërkuar nga Bashkimi Europian dhe Fondi monetar ndërkombëtar në këmbim të fondeve të shpëtimit për Greqinë e cila është futur në borxhe të mëdha. Kryeministri Jorgos Papandreu, në thirrjen e fundit u ka bërë apel gjithë qytetarëve të Greqisë për përkrahjen e këtyre masave të ashpra pas gjendjes në të cilën ndodhet vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›