Ushtria siriane vret 12 persona anekënd vendit

Pesë civilë u qëlluan për vdekje dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj turmës në Deraa, njoftoi Komiteti i Koordinimit Lokal. Grupi i aktivistëve bëri me dije se demonstruesit kishin dalë në rrugë në shenjë proteste ndaj arrestimit të klerikut lokal, Sheikh Wajih Kaddah.
Ata njoftuan po ashtu se pesë persona ishin vrarë edhe në Homs, teksa dy protestues të tjerë u raportuan të vdekur në rrethinat e kryeqytetit të Sirisë, Damask./Start/F. Prroni/
2011-10-19 09:56
Ata njoftuan po ashtu se pesë persona ishin vrarë edhe në Homs, teksa dy protestues të tjerë u raportuan të vdekur në rrethinat e kryeqytetit të Sirisë, Damask./Start/F. Prroni/
2011-10-19 09:56