E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petroviç vlerësoi miratimin e Ligjit për amnisti

Zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviç ka vlerësuar se ligji për amnisti e afron Kosovën me Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës së tij sot në Partesh, Petroviç tha se ky ligj i inkurajon qytetarët serbë të veriut që të bashkëpunojnë më institucionet e Kosovës.

Miratimi i djeshëm i ligjit për amnisti ka për qëllim inkurajimin e bashkësive e sidomos të asaj serbe që të rrisin besimin në Institucionet e Kosovës e me këtë Kosova do t''i afrohej më shumë Bashkimit Evropian, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit lokal Sllobodan Petoviç i cili falënderoi të gjithë deputetët që votuan për këtë ligj.

Zëvendëskryeministri Petroviç deklaroi kështu gjatë vizitës së tij të radhës në Partesh ku u takua me përfaqësuesit lokal të kësaj komune. Ai tha se ministria që ai drejton dhe e tërë qeveria e Kosovës është e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›