E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e Kuçi vizitojnë Jahjagën

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës dhe ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçi njofton Presidenca e Kosovës.

Në takim u trajtuan çështjet aktuale, të përfaqësimit ndërkombëtar të Kosovës, dhe agjenda euroatlantike e vendit, çështjet konkrete të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe disa aspekte të ushtrimit të funksionimit të shtetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe angazhimin e misioneve ndërkombëtare në ndihmë të institucioneve të Kosovës./Indeksonline./  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›