Snowden kërkon nënshtetësinë ruse, Rusia i vë kusht

Aktivistët rusë për të drejtat e njeriut dhe avokatët, të cilët u takuan sot me ish-kontraktuesin e agjencisë së inteligjencës amerikane NSA, Edward Snowden, në aeroportin Sheremetjevo në Moskë, thanë se ai kishte kërkuar që Rusia t’i garantojë atij azil politik, raporton Reuters.
Ky takim u bë sot në hapësirën tranzitore të aeroportit, ku Snowden është i bllokuar prej 23 qershorit të këtij viti, kur kishte fluturuar nga Hong-Kongu.
Kjo ishte hera e parë që Snowden është parë publikisht prej arritjes së tij në Moskë.
Ai nga Washingtoni kërkohet për akuza spiunimi për shkak të zbulimit të sekreteve të shkallës më të lartë të programeve të vëzhgimit të Shteteve të Bashkuara.
Deri tash Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua janë shtetet që atij i kanë ofruar azil.
Raportohet se Snowden e kishte bërë një kërkesë të hershme për azil në Rusi, por zyrtarët rusë thonë se ai e kishte tërhequr atë, pasi presidenti Putin tha se azili do të ishte i kushtëzuar me ndaljen e dhënies së sekreteve të tjera të agjencisë amerikane NSA.
Sipas avokatit rus Anatolij Kusheren, Snowden tashmë e ka shkruar lutjen për kërkim të azilit politik, gjë që, sipas tij, e lejon ligji rus, ndërsa pas marrjes së azilit, pritet që ai të marrë edhe nënshtetësinë ruse.
Sipas po këtij avokati, Snowden mund të marrë përgjigjen pozitive nga Federeta e Rusisë brenda 2-3 javëve.
Gjithashtu, avokati tha se Snowden do t’i shkruajë presidentit amerikan Obama se SHBA-ja shkel Deklaratën universale mbi të drejtat e njeriut.
Kremlini zyrtar porositi nëpërmjet dhënësit të Putinit se Snowden ëshë i mirëseardhur, por që kushtet mbesin të pandryshuara, përkatësisht që Snowden duhet “të ndalojë me publikimin e informatave që dëmtojnë interesat e SHBA-së”./Indeksonline/