E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK-LDD me kandidat të përbashkët në Prizren

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD), në Prizren dhe njëherësh anëtar i Kryesisë së LDD-së, Lulzim Kabashi, do të jetë kandidat i përbashkët i koalicionit LDD-AAK për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, shkruan prizrenpress.

Zyra për informim e LDD-së, ka njoftuar se nominimi i tij do të bëhet të hënën, në tubimin i cili do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren nga ora 12:00.

Të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e të dy partive të koalicionit, Nexhat Daci dhe Ramush Haradinaj./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›