Shqiptarët ironizojnë me ueb faqen Shtëpia e Verdhë Shqipëri

Një faqe në internet e quajtur (yellowhousealbania.com) ose Shtëpia e Verdhë në Shqipëri ironizon me akuzat për trafikim të organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Faqja që promovon me ironi trafikun e organeve të serbëve, mund të shikohet në anglisht dhe në shqip, si dhe ka një faqe në Facebook. Faqja ndër të tjera përfshin edhe dëshmi të disa prej protagonistëve të debatit lidhur me trafikun e organeve, ish ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiq dhe hartuesin e raportit te trafikut te organeve, Dick Marty, apo edhe mbështetësen e teorisë, Carla del Ponte, shkruan gazeta Panorama.
“Shtëpia e verdhë në Shqipëri është fantastike! Vjet ndryshova trurin tim të dëmtuar me ind funksional derri dhe tani ndihem shumë mirë. Tani mund të punoj dhe ta shijoj jetën si kurrë më parë. Faleminderit Shtëpia e Verdhë. E rekomandoj pa rezerva!”, citon faqja Jeremiqin, duke e prezantuar si një klient të Shtëpisë së Verdhë.
“Në shtëpinë e verdhë në Shqipëri rizbulova vetveten! Isha trajtuar mbi katër herë në pjesë të ndryshme të botës, por doktorët nuk mund të më gjenin çfarë problemi kisha me trurin. Derisa më në fund përjetova vetë i pari teknologjinë e Shtëpisë së Verdhë Shqipëri. Tani edhe unë besoj!”- citohet Marty.
Në faqen në Facebook, mund të shihen videomontazhe dhe fotomontazhe që drejtohen kundër serbëve./Indeksonline./