Peze, rithemelim i se majtes

Disa perfaqesues te LSI-se, e cila ndodhet ne koalicionin qeverises, ishin jo rastesisht perkrah drejtuesve kryesore te se majtes ne ceremonine e organizuar me rastin e konferences se Pezes.
Ceremonia eshte paraprire nga nje takim mes kryetarit te socialisteve Rama dhe disa deputeteve te PS, me perfaqesuesit e LSI, Xhufi, Klosi, Legisi dhe Muci te cilet kane shprehur pakenaqesi per vendimin e partise se tyre per te qene pjese e koalicionit te djathte qe drejtohet nga kryeministri Berisha.
Burime brenda takimit bejne te ditur per Top Channel se tema kryesore e diskutimit qe u mbajt ne shtepine e Myslym Pezes, aty ku dhe eshte mbajtur konferenca 67 vjet me pare, ka qene rithemelimi i se majtes, deri ne termat e federates.
Burime saktesojne se tashme jane hedhur piketat per nje rithemelim te se majtes ne vend, e cila mbeti jo e gjitha ne opozite edhe per 4 vjet te tjera, pasi LSI dhe PD krijuan koalicionin qeverises.
Afrimi me Partine Socialiste i disa figurave te LSI-se shenon nje tjeter moment politik qe me zbardhjen e detajeve konkrete te tezes se rithemelimit do te cele debate te reja.