E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti votëbeson sot qeverinë e re

15 ministrat e rinj të qeverisë së kryeministrit Sali Berisha do të votëbesohen sot në punimet e Kuvendit të Shqipërisë i cili është parashikuar të mblidhet në orën 18.00. Përpos votësibesimit të qeverisë, kryeministri Berisha do të paraqesë përpara deputetëve të tij programin qeverisës për mandatin e dytë që shqiptarët i dhanë me 28 qershor. Pasi kryeministri Berisha të shpalosë programin e tij qeverisës, të gjithë deputetët do të kenë mundësi të pyesin, por edhe të shprehin qëndrimin e tyre politike për këtë mandat të ardhshëm. Në fakt prietët që të jetë një seancë e gjatë kjo, por pa debate kjo edhe për shkak të mungesës së opozitës në sallë. Kjo e fundit ka deklaruar se do të bojkotojë Kuvendin e Shqipërisë deri në një kohë të dytë kur mazhoranca e djathtë do t'i plotësojë plot 8 kushtet e vendosura prej tj, në thelb të së cilave kryeson ajo për krijimin e një ligji të posaçëm për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. I vetmi opozitar që pritet të jetë i pranishëm në seancën plenare ditën e sotme është kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili ka qenë i pranishëm edhe në dy seancat e mëparshme të këtij legjislativi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›