Gyl afron në fund të vitit vizitën për në Shqipëri
16/09/2009 Presidenti bisedon me homologun turk
Presidenti i Republikës zhvilloi dje një bisedë të përzemërt e miqësore me presidentin e Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl. Homologët vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore që ekzistojnë mes dy vendeve tona në të gjitha fushat, diskutuan edhe për situatën në rajonin ballkanik si dhe për përmbushjen e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Evropian. Kreu i shtetit shqiptar u interesua edhe një herë për situatën në Turqi, duke shprehur edhe një herë keqardhjen për viktimat dhe të zhdukurit nga përmbytjet e fundit në Stamboll. Presidenti Gyl nga ana e tij, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga Presidenti Topi për të vizituar Shqipërinë, e informoi kreun e shtetit shqiptar se e ka përshpejtuar vizitën e tij të planifikuar në vitin 2010, duke rënë dakord që ta zhvillojë atë në datat 9-10 dhjetor 2009. Presidenti Topi e uroi homologun turk Abdullah Gyl dhe nëpërmjet tij i përcolli mbarë popullit mik turk urimet më të mira e të përzemërta për muajin e Madhërishëm të Ramazanit. Para disa ditësh të paktën 14 persona humbën jetën nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga shira të rrëmbyeshme në pjesën veriperëndimore të Turqisë.