Pezullim nga puna për drejtuesit e institucionit
27/10/2009 Mosrespektimi i ligjit antiduhan nga institucionet publike
Ndaj subjekteve private përveç gjobave edhe mbyllje të aktivitetit
Parashikohen masa të forta ndëshkuese ndaj institucioneve publike që nuk do të respektojnë zbatimin e ligjit antiduhan. Nëse kontrollet që do të kryhen nga strukturat përgjegjëse monitoruese do të rezultojnë shkelje të ligjit, ndaj drejtuesit të këtij institucioni do të kërkohet largimi nga detyra. Përveç pezullimit të kreut të institucionit, ligji parashikon dhe vendosjen e gjobës financiare për çdo rast abuziv. Ndërsa për subjektet private do të vijojë të jetë në fuqi vendosja e gjobave financiare si dhe lëshimi i urdhrit për pezullimin e ushtrimit të aktivitetit sipas dëmit që do të shkaktohet. Kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, Petrit Vasili, ka pohuar dje me tone të ashpra se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj institucioneve, qofshin këto publike apo private, që nuk do të respektojnë ligjin që ndalon pirjen e duhanit në ambientet publike. "Po ju them qartë dhe prerë: në radhë të parë, nëse në institucionet shëndetësore do të ketë qoftë dhe një njeri të vetëm që pi duhan, problemi kryesor do të jetë vetëm një: drejtuesit e institucioneve duhet të lënë detyrën. Paralajmërimi deri në mbyllje të aktiviteteve do të jetë edhe për biznesin privat", - ka pohuar ministri Vasili. Për këtë është vendosur që kontrollet të jenë më të shpeshta në të gjitha rrethet e vendit. Gjatë javës së kaluar inspektimi i bërë nga strukturat përgjegjëse ka sjellë dhe gjobën e parë prej 50 mijë lekë për qendrën më të madhe spitalore në vend: “Nënë Tereza”. Shkak për vendosjen e kësaj gjobe, sipas specialistëve të inspektoratit, është bërë mosvendosja e lajmërimeve dhe tabelave nëpër pavijonet e spitaleve, nëpërmjet të cilave njoftohet ndalimi i pirjes së duhanit në këto ambiente. Kreu i dikasterit shëndetësor ka shtuar se tashmë strukturat janë mobilizuar që të gjitha për të rikthyer fushatën parandaluese kundër produkteve të duhanit. Duke kontrolluar të gjitha subjektet. Deri tani bëhet e ditur se janë inspektuar më shumë se 1000 subjekte publike e private, ku në shumë prej tyre janë vënë gjoba dhe janë lënë procesverbale për shkak të shkeljeve të rezultuara gjatë kontrolleve që janë ushtruar gjatë dy javëve të fundit.
Institucionet publike
"Po ju them qartë dhe prerë: në radhë të parë, nëse në institucionet shëndetësore do të ketë qofte dhe një njeri të vetëm që pi duhan, problemi kryesor do të jetë vetëm një: drejtuesit e institucioneve duhet të lënë detyrën. Paralajmërimi deri në mbyllje të aktiviteteve do të jetë edhe për biznesin privat", - ka pohuar Vasili. Nga inspektimet e kryera një javë më parë është vënë gjoba kundrejt QSUT-së, e cila nuk kishte vendosur në pavijone shenjat ndaluese.