Plotësojnë formularin A3 rreth 150 maturantë
27/10/2009 Shumica të pakënaqur me degët fituese
GJIROKASTËR - Rreth 150 maturantë që nuk kanë fituar të drejtë studimi në dy fazat e para, apo që dëshirojnë të ndryshojnë degën, kanë plotësuar deri ditën e hënë formularin A3 pranë Drejtorisë rajonale të Arsimit të Gjirokastrës. Vasil Muka, drejtori i Drejtorisë rajonale Arsimore për qarkun e Gjirokastrës, i tha gazetës “Metropol” se, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga data 21 tetor deri sot (e hënë), që është dita e fundit e plotësimit të formularin, janë regjistruar 150 maturantë, prej të cilëve 95 maturantë regjistrohen për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër janë maturantë që janë regjistruar në një degë, por që janë të pakënaqur nga klasifikimi i fazës së dytë. “Pothuajse të gjithë maturantët që kanë plotësuar formularin A3, kanë shanse të mëdha të ulen për herë të parë në auditorët e universitetit”, tha zoti Muka.
Zoti Muka tha më tej se, maturantët që kanë plotësuar formularin “shpëtimtar” A3 pranë institucionit të arsimit do të shpallen fitues Agjencia Kombëtare e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) muaj e ardhshëm, më 5 nëntor, dhe më pas ata do të regjistrohen në universitetet publike që ata ka përzgjedhur sipas sistemit meritë-preferencë.
Rreth 2257 vende bosh janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pas mbylljes së fazës së dytë të regjistrimeve në universitetet publike të vendit.