E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohen punimet në autostradën Vërmicë-Mërdarë

TIRANE - Kompania Bechtel Enka ka pezulluar prej tre ditësh punimet në autostradën Vërmicë-Merdarë.

Shkak per pezullimin e punimeve janë bërë dy aksidente të punonjësve të kësaj kompanie, njëri prej të cilëve me pasojë vdekjen.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Ballanicë të Kosovës, kur punëtori 24-vjeçar Valon Guri humbi jetën, pasi u shtyp nga një mjet i rëndë që po punonte për ndërtimin e rrugës.

Një tjetër punonjës i kompanisë ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ra nga lartësia e një këmbë ure, në fshatin Lladrovc.

Pas aksidenteve, firma Bechtel Enka vendosi të pezullojë, deri në një urdhër të dytë, punimet në autostradën Vërmicë-Merdare, pjesa kosovare e Rrugës së Kombit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›