E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Nikoliç akuzon Tadiç për mashtrime zgjedhore

BEOGRAD - Lideri nacionalist serb, Tomislav Nikoliç, i cili do të përballet në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me pro-evropianin Boris Tadic, akuzoi sot rivalin dhe partinë e tij se janë origjina e mashtrimeve në zgjedhjet presidenciale dhe legjislative të 6 majit, njoftoi agjencia e lajmeve Beta.

"Partia Demokratike (DS) është origjina e një mashtrimi zgjedhor brutal, që kishte si objektiv t'i mundësonte Tadiçit formimin e një qeverie të re me Partinë Socialiste (SPS)", deklaroi Nikoliç për shtypin.

Nikolic tregoi për gazetarët një çantë të madhe të mbushur me fletë votimi të gjetura, sipas tij, në një kontenier mbeturinash në afërsi të një qendre votimi.
Ai akuzoi Tadiçin, presidentin serb në ikje dhe partinë e tij se kanë shtypur vota shtesë dhe i kanë përdorur ato për të mbushur kutitë e votimit.

Tadiç, i cili arriti dje një marrëveshje me socialistët për formimin e një maxhorance të re qeveritare në Parlament, hodhi poshtë akuzat e Nikoliç, duke i cilësuar si gënjeshtra.
"Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe lokalë janë shprehur se zgjedhjet ishin zhvilluar në mënyrë korrekte'', deklaroi ai.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›