E Diel, 1 Nëntor 2026

Thyen heshtjen Ronaldo Do te fitojme gjithcka

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas dështimit të parë sezonal në Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës dhe rivalit të tij personal në garën se kush është lojtari më i mirë i momentit, Lionel Messi. Reali i Madridit barazoi 2-2 në ndeshjen e parë dhe u mund 3-2 në sfidën e kthimit, duke hequr dorë nga trofeu i parë sezonal, ndërsa për portugezin kjo nuk ishte nisja që ai kishte imagjinuar.

“Ishim të bindur te fitorja dhe të gjithë jemi të mërzitur që nuk e fituam trofeun. Luajtëm shumë mirë në të dyja ndeshjet dhe mendoj se e merituam suksesin, por gjithcka u vendos në disa episode”, është shprehur ka bërë të ditur Ronaldo.

Duke folur për mediat portugeze lojtari më i paguar në botë i ka lëshuar një tjetër sfidë Barcelonës dhe Lionel Messit. Sipas tij, Reali i Madridit do të fitojë gjithcka, duke iu rrëmbyer rivalëve titullin kampion në Spanjë dhe atë në Ligën e Kampioneve.

“Humbja në finale nuk do të thotë se Barcelona është më e fortë dhe këtë do ta tregojmë me fillimin e kampionatit. Do të kërkojmë të fitojmë gjithcka në këtë sezon dhe unë jam i bindur te forca e skuadrës. Këtë e treguam edhe në dy ndeshjet e fundit”, ka thënë Ronaldo, që nuk ka dashur të komentojë gjestin anti-sportiv të trajnerit Jose Mourinho në dëm të zëvendësit të Pep Guardiolës, Tito Villanova në ndeshjen e fundit kundër Barcelonës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›