Dhuna në familje, Withers: Shifrat në statistika janë shokuese
TIRANE- Qeveria amerikane nëpërmjet kryediplomatit të saj në Tiranë ka shprehur shqetësimin për dhunën në rritje ndaj grave në vendin tonë, gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në kryeqytet ku është trajtuar një prej fenomenevemë negative të shoqërisë.
Ambasadori Withers i është referuar statistikave më të fundit, ndërsa ka bërë thirrje që situata të marrë fund.
“Kam lexuar një statistikë për Shqipërinë që më ka shokuar. Sipas saj të paktën 1/3 e grave në Shqipëri ka përjetuar dhunë brenda familjes. Nuk dua ta mendoj se kjo është dicka e tolerueshme në cdo lloj shoqërie. Një tjetër statistikë tregon se gjatë 9 muajve të fundit janë regjistruar 1000 ankesa për dhunën . Edhe kjo është e patolerueshme. Abuzimi nuk ka vetëm formë fizike por edhe verbale. Nocioni që gratë janë inferiore është ide e kaluar në kohë.” theksoi Ambasadori Withers.
Dhuna ndaj garve është një fenomen i cili prek shoqëritë e pothuajse cdo vendi. Megjithatë sipas Ambasadorit Amerikan Withers është e rëndësishme që për mbrojtjen e femrës të mos punohet vetëm gjatë fushatave disa javore por në të gjitha ditët e vitit. Sipas tij rol të rëndësishëm luan shoqëria dhe mbi të gjtha sistemi i drejtësisë në cdo vend.
(e.n/News24/BalkanWeb)