E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet nga detyra drejtori i parkut të Butrintit

Ministri i Turizmit dhe Kultures Ferdinand Xhaferaj ka pezulluar nga puna drejtorin e Parkut te Butrintit Ylli Cerova. Shkak per kete vendim te publikuar nga zyra e shtypit te ministrise se kultures eshte bere mos plotesimi i kushteve te pastertise dhe keqeadministrimi ne Parkun e Butrintit. Sipas njoftimit zyrtar nga minsitria e kultures arsyeja e ketij pezullimi ka qene pr shkak t mungess s pastrtis n Parkun e Butrint.

Megjithese Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Z. Ferdinand Xhaferaj ka paralajmeruar dhe ne takime te posacme, te meren masa qe pastertia te jete primare sidomos gjate sezonit turistik. Urdher ky i pazbatuar nga Z. Cerova ku eshte vene re papastertia, objekte t ndaluara n brendsi t parkut si dhe shkelja e rregullave n lidhje me mirmbajtjen e vlerave arkeologjike t parkut. Por pertej njoftimit zyrtar kohet e fundit Cerova ishte vene ne shenjester te shkrimeve kritike nga media dhe shtypi shqiptar lidhur me shkeljet qe ishin vene re ne administrimin e qytetit antik te mbrojtur nga Unesko.

Nderkohe dyshime jane hedhur edhe ne lidhje me deklarimin e turisteve dhe shifrat e te ardhurave nga biletat qe nuk perkojne me njera- tjetren. Polemikat me te medha linden sidomos me mosrespektimin e kushteve teknike dhe demtimeve te mureve te lashta nga vendosja e skenografive per festivalin teatror qe zhvillihet cdo vere ne Butrint. nderkohe Cerova ishte shprehur me pare kunder reformes per parqet kombetare arkeologjike.

Deri ne emerimin e Drejtorit te ri te Parkut te Butrintit, eshte ngarkuar Drejtoria e Pergjitheshme e Turizmit dhe Trashigimise Kulturore me ne krye Z. Klodjan Pajuni per mbarevajtjen e administrimit te ketij parku.

Mira Tuci < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›