Xhaferaj vazhdon gënjeshtrat, Vodafon pa kontratë për restaurimin e Mozaikut
Ministri i Kulturës, Ferdinad Xhaferaj, duket se nuk ka mundur ti shpëtojë tundimit përballë mëkatit të korrupsionit. Megjithëse zoti ministër i Kulturës deri tani kishte heshtur, me përgjigjen që ai solli sa i takon abuzimeve që po bëhen ndaj Mozaikut në Muzeun Historik Kombëtar,
tregoi fare hapur se edhe ai është i përlyer në këtë aferë korruptive. Sa merr të lexosh reagimin zyrtar, që ka sjellë engjëlli Ferdinand Xhaferaj kuptohet fare mirë që edhe zoti ministër i Kulturës është joshur nga një shumë parash, të dhëna me shumë bujari nga kompania celulare Vodafon. Ajo që të bie në sy në këtë reagim zyrtar, është se megjithëse prej muajsh baneri i asaj kompanie ka mbërthyer sipërfaqen prej 440 metra katrorësh në Mozaikun Historik Kombëtar, zoti ministër nuk e përmend askund emrin e kompanisë celulare Vodafon, për të cilën tashmë dhe nga personalitete të artit dhe kulturës është pohuar se vetëm emri i saj po e shkatërron artin. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me titullarin e kulturës Ferdinad Xhaferaj, i cili megjithëse na u hoq si një engjëll i pakorruptuar, që ai nuk ishte i përfshirë në këtë aferë, por duket se përballë parave edhe zoti ministër nuk ka rezistuar dot. MTKRS ka njerëz të paaftë në drejtim dhe në administrim dhe kjo duket fare qartë që në përgjigjen që sjell mbi atë projekt, i cili sot po përdhos kulturën kombëtare. Sot Ministria e Kulturës përfaqësohet nga njerëz të fuqishëm parelinj, të cilët i kanë vënë shkelmin kulturës dhe artit në vendin tonë. Sot Vodafon po loz me këtë vepër arti, megjithatë kjo kompani është njësi biznesi gjen dhe bën, kur gjen shesh pse mos bëjë përshesh, janë shprehur disa artistë dhe sigurisht që ata kanë të drejtë. Z. Ferdiand Xhaferaj, i cili mesa duket ka futur në xhep një shumë të majme parash, gjë e cila e bën të heshtë para këtij bastardimi që po i bëhet sot vlerave të kulturës sonë kombëtare, pasi ai nën petkat e ministrit ka arritur që ta shfrytëzojë sa më mirë këtë rast. Zoti ministër, mashtrimi që po i bëhet qytetarëve shqiptarë, duket fare qartë në kontratën që bëri publike gazeta SOT para disa ditësh, e cila tregonte fare hapur se ligji mbi këtë vepër arti po shkelet me të dyja këmbët. Ministria e Kulturës është institucioni, i cili duhet të merret me politika për zhvillimin e artit dhe kulturës në vendin tonë, por me këtë bastardim që po i bëhet sot kësaj vepre arti, zor se ajo mund të quhet e denjë ta mbajë më këtë emër, pasi tashmë ajo meriton të quhet një vatër që strehon të korruptuar dhe të paaftë. Ju në përgjigjen tuaj pohoni se në gazetën SOT ngrihet pretendimi se shoqëria La strada shpk është seksere dhe shpjegoni se ky pretendim nuk qëndron pasi kjo shoqëri figuron e regjistruar në QKR, sipas ekstraktit të lëshuar shoqëria La stada shpk ka si objekt të veprimtarisë së saj administrimin e tabelave dhe paneleve të reklamave etj. Siç rezulton, kjo shoqëri ka marrë përsipër të reklamojë ndër të tjera edhe veprimtarinë e Vodafone përmes kësaj marrëveshje bashkëpunimi, në këmbim të së cilës merr përsipër financimin e restaurimit të mozaikut të fasadës së MHK. Nuk duhet të mohoni se ishit vetë ju së bashku me zyrtarët tuaj deklaruat para disa muajsh që po bashkëpunoni me Vodafon për këtë projekt restaurimi, e ndërkohë ku e keni emrin Vodafon në kontratë? Duke vijuar më tej me përgjigjen tuaj aq qesharake dhe të padetajuar ju pohoni se në gazetën SOT pretendohet se shoqëria La strada shpk pasurohet nga MTKRS duke marrë financime për procesin e reklamimit, ndërkohë që jepni shpjegimin se Për detyrime të tjera ligjore dhe financiare zbatohet gjithashtu ligji nr. 8652, dt.31.07.2000, Për Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Lokal, dhe ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 Për Sistemin e Taksave Vendore, por zoti ministër ju nuk keni treguar se a është zbatuar ky ligj. Nëse do të shikonim sërish përgjigjen tuaj, ajo do të na vinte para një tjetër paqartësie, gjë që tregon fare qartë mashtrimin që po i bëni ju së bashku me zyrtarët tuaj qytetarëve shqiptarë. Ju pohoni se: në gazetën SOT pretendohet se kontrata tregon mashtrim të drejtorit të DRKKT, ku emri Vodafon nuk figuron, ndërkohë që duke u përpjekur të jepni një përgjigje ju pohoni se ky pretendim është i pa bazë, pasi kjo marrëveshje shpreh vullnet të plotë të palëve nënshkruese dhe vjen në përputhje me Kodin Civil dhe ligjislacionin përkatës, ku ju thoni se është vetë shoqëria La Strada që sipas marrëveshjes fillestare ka marrë iniciativën për fiancimin e projektit të plotë restaurues. Zoti ministër, cila është përgjigjia që i jepni qytetarëve shqiptarë, pasi ju po i tregoni fare hapur se po i përdhosni vlerat e kulturës kombëtare, duke lejuar që të shitet për hapësirë reklame, një vepër e cila është shpallur dhe Monument Kulture. Cili është ai ligj që të jep këtë drejtë, për të bastarduar në këtë mënyrë vlerat e kombit tuaj?Ju pohoni se në gazetë është ngritur pretendimi se ky projekt restaurimi nuk i është nënshkruar prokurimit publik dhe mundoheni të sqaroni se: Ligji për prokurimet publike aplikohet në rastet kur një institucion shtetëror kërkon të shpenzoje fonde buxhetore për mallra, shërbimeve dhe ndërtime. Mos harroni se përfitimi i kompanisë Vodafon arrin rreth 1 miliardë në vit, për të cilën do të duhej që paguante si taksë shtetit shqiptar, për këtë gllabërim që i ka bërë 440 metrave katrorë hapësirës së Mozaikut. Vetëm pak metra larg saj, po përdoret fare hapur për qëllime biznesi një vepër, e cila është realizuar para disa dekadash, por që mbart dhe një pjesë të historisë së popullit tonë. Verbëria që ka sot ky institucion ndaj këtij bastardimi që po i bëhet sot kulturës kombëtare, kur shkelet fare hapur ligji, pa dyshim që sot nuk mund të quhet më Ministri e Kulturës por Ministri e Turpit. Se ku po e sponsorizon kjo kompani restaurimin e Mozaikut lexuesit mund ta marrin vesh nëpërmjet leximit të kontratës, ku kjo kompani nuk ekziston fare. Të vetmet kompani që kanë lidhur kontratën janë La Strada dhe Skela Syla. Këto kompani kanë marrë të drejtën e analizimit dhe studimit të Mozaikut pa pasur të shënuar në kontratë se kush është shuma e sponsorizuar. Kompania Vodafon gënjen qytetarët shqiptarë në mënyrën më të paskrupullt duke deklaruar se ajo po mbështet kulturën shqiptare, ku në të vërtetë ajo nuk ekziston në asnjë rresht të kontratës së lidhur me Muzeun Kombëtar. Mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar prej disa muajsh po rënkon nga padrejtësitë që po i bën vetë ajo që është përgjegjëse për ruajtjen e tij, Ministria e Kulturës, por ajo hesht para këtij shkatërrimi, mesa duket paratë që mund të ketë marrë zoti ministër, kanë bërë që ai të harrojë se duhet ti mbrojë këto vlera. Korrupsioni tashmë e ka pushtuar këtë institucion, të përlyer të gjithë zyrtarë dhe drejtorë janë duke shijuar paratë që i grabisin qytetarëve shqiptarë. Kompania La Strada së bashku me Ministrinë e Kulturës duke se janë ulur së bashku dhe po bëjnë joga tek skela që është vendosur tek Mozaiku në MHK.
12 pyetje për ministrin Xhaferaj
1- Çfarë ka bërë Vodafon në restaurimin e Mozaikut, për aq muaj sa reklama e saj mbështjell këtë vepër arti?
2- Cili është ai jurist që ka formuluar kontratën e restaurimit, e cila ka në krye të saj shënime me stilolaps?
3- Kur mbaron faza e parë dhe kur do të nisë faza e dytë e punimeve në këtë vepër arti, detaje këto që nuk pasqyrohen në kontratë?
4- Çfarë do ti thoni qytetarëve, pasi La Strada nuk është një kompani restaurimi, por ajo merret me reklamë, pse ajo është përfshirë në këtë kontratë?
5- Pse nuk i referoheni ndërtesave në të gjithë botën, të cilat në proces restaurimi nuk mbulohen me imazhe kompanie, por me imazhin se si do të jetë objekti që restaurohet?
6- A mund të shpjegoni pse në Kontratë rezulton financuese vetëm firma La Strada, ndërsa në banerin që mbështjell Mozaikun shkruhet me të mëdha Vodafon?
7- Kur ju në kontratë nuk e keni Vodafon, pse deklaruat se keni kontaktuar me kompaninë Vodafon për restaurimin?
8