Pezullohet nga detyra efektivi në Konispol, u denoncua se u bënte presion qytetarëve për vota

Një efektiv në Postën e Policisë Konispol është pezulluar nga detyra pasi u denoncua se u bënte presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore për vota.
Policia e Vlorës tha se ndaj efektivit ka nisur hetimi disiplinor, ndërsa vijonë hetimet për verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
“Në lidhje me një foto të publikuar në një portal, ditën e sotme, në të cilën shfaqet automjeti i një punonjësi policie, në zonën e Konispolit dhe pretendohet se ky punonjës ndodhej aty, për t’u bërë presion qytetarëve, në lidhje me fushatën zgjedhore, ju sqarojmë se:
Menjëherë pas publikimit të këtij rasti, është pezulluar nga detyra, deri në verifikimin dhe provimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, inspektor A. Ç, me detyrë Ndihmës-specialist (SPZ) në Postën e Policisë Konispol. Gjithashtu, ndaj këtij punonjësi, ka nisur hetimi disiplinor”, njofton policia Vlorë.
/rtsh.al/