E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rekord në transportin ajror, Eurostat: Në total 3375 fluturime apo 17.8% më shumë se Marsi

Muaji Prill 2023, shënoi një tjetër rekord pozitiv sa i takon numrit të fluturimeve të realizuara në sektorin ajror në vend.

Janë në total 3375 fluturime ose 18.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, dhe 17.8% më mirë se muaji Mars.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat dhe flasim për një performance dukshëm më të mirë të vendeve Ballkanike  krahasuar me mesataren e BE e cila është rritur me vetëm 8.5% krahasimisht me një vit më parë.

Vlen të thuhet se sektori ajror shqiptar ka shënuar rimëkëmbjen më të fortë në Europë që pas periudhës së pandemisë.

Nga ana tjetër referuar muajve Mars – Prill rritjen më të madhe në kontinent po e pësojnë vendet e rajonit të Mesdheut ku kryeson Greqia, Kroacia dhe Qipro ndërkohë Shqipëria renditet e nënta në kontinent.

Të dhënat e dy muajve të fundit flasin për një sezon veror me flukse të larta turistësh në rajon si dhe për një kapërcim të periudhës pandemike.

Referuar të dhënave që na vijnë nga INSTAT tashmë në sektorin e transportit ajror shqiptarë operojnë 17 shoqëri ajrore, nga këto 15 janë shoqëri të huaja dhe 2 janë shoqëri shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›