Italia në reçesion, parashikime negative dhe në vazhdim
Italia ka shënuar rënie të bruto prodhimit vendor prej 0.7% në tremujorin e katërt të 2011 krahasuar me tremujorin paraprak, pohon instituti shtetëror statistikor. Pas rënies së bruto prodhimit vendor prej 0,2% krahasuar me tremujorin e tretë, rënia e mëtejshme shënoi hyrjen e Italisë në recesion, gjë që ndodh kur shënohet rënie e ekonomisë në të paktën 2 tremujorë të njëpasnjëshëm. Shkaku i borxhit enorm prej 1,900 miliardë (1.9 trillion ) eurosh ka bërë që Italia nga viti 2010 të zbatojë masa të kursimeve, cfarë ka bllokuar aktivitetin ekonomik. Ndërkohë, institucionet ndërkombëtare parashohin rrjedhë shumë më të keqe. Brukseli parasheh që në vitin 2012 prodhimi italian të shënojë rënie prej 1,3%, ndërsa FMN-ja prej 2,2%.