E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Keqësohen fi nancat, borxhet në kohë krize janë të rrezikshme

Të dhënat e fundit për uljen e të ardhurave
dhe shpenzimeve kanë sjellë
reagimin e ashpër të Partisë Socialiste,
duke cilësuar si përgjegjës qeverinë, e cila
nuk po merr ende asnjë masë antikrizë.
Ish-ministri socialist i Ekonomisë, Arben
Malaj, tha dje se "qeveria vazhdon të injorojë
impaktet negative të krizës, pasiguria
e të ardhurave është rritur, shpenzimet
elektorale po rriten ndjeshëm dhe kostot
e borxhit do të jenë në rritje". Sipas tij, kjo
vështirësi kërkon disiplinë buxhetore dhe
nuk mund të zgjidhet me marrjen borxheve
me kushte të rënda tregtare, të cilat do
të jenë një barrë shtesë për taksapaguesit
shqiptarë. Rritja ekonomike e vendit
deri tani vlerësohet se do të jetë vetëm
0,4% nga 9.9% që deklaronte qeveria. Të
ardhurat tatimore vetëm për tre muaj
kanë një mosrealizim rreth 4,3 miliardë
lekë, kurse shpenzimet e tremujorit kanë
tejkalime të shpenzimeve për paga dhe
sigurime shoqërore dhe ka mosrealizime
në mbështetjen buxhetore për ndihmën
ekonomike dhe papunësinë. Sipas Malajt,
fi nancimi i investimeve me burimet
e brendshme të qeverisë ka tejkalim me
10%, ndërsa financimi me mbështetje
të donatorëve është vetëm 8% e shumës
vjetore. Deputeti i PS-së dhe nënkryetar
i komisionit të ekonomisë, thekson se në
kushtet kur rritja ekonomike është gati
zero, me mënyrën se si po keqpërdoret
buxheti për qëllime elektorale, sipas
FMN-së, BB dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë,
fi nancimi i buxhetit do të jetë në
vështirësi në rritje në muajt e ardhshëm.
"Kjo vështirësi kërkon disiplinë buxhetore
dhe nuk mund të zgjidhet me marrjen e
borxheve me kushte të rënda tregtare, të
cilat do të jenë një barrë shtesë për taksapaguesit
shqiptarë", tha Malaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›