Kina shumëfishon rezervat e arit
Qeveria kineze deklaroi dje se ka shtuar rezervat e veta
të arit me më shumë se 454 tonë, si pasojë e blerjeve
në sasi të konsiderueshme të metalit të verdhë të realizuara
gjatë gjashtë viteve të fundit. Kina mburret se tashmë
ka 1054 tonë ar në depozitat e bankës qendrore, nga 600
tonë që kishte në vitin 2003. Në tregjet e arit kanë qarkulluar
shpesh aludime se Kina po grumbullon rezerva, por
lajmi i djeshëm ishte konfi rmimi i parë zyrtar. Për pasojë,
çmimi i arit në treg u rrit me 1 për qind duke u kuotuar në
910 dollarë për onç. Një onç është i barabartë me rreth 29
gramë. Rezervat kineze kanë një vlerë të përgjithshme prej
30.9 miliardë dollarësh me çmimet aktuale. Kina tashmë
është në vend të pestë në botë për nga niveli i rezervës së
arit, por vetëm gjashtë vende kanë më shumë se 1 mijë
tonë. Ari i shtuar është blerë nga prodhuesit vendës dhe
të huaj. Ekspertët besojnë se Kina do të rrisë rezervën e
saj deri në 5 mijë tonë, në mbështetje të pretendimeve për
një rol më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare si
dhe për shkak të krizës fi nanciare. Edhe Banka Qendrore
Evropiane këshilloi së fundmi bankat anëtare të mbajnë
rreth 15 për qind të rezervave të veta në ar, për shkak të
luhatshmërisë së madhe të dollarit amerikan.