E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinis verifi kimi i tokave bujqësore

Procesi i verifi kimit të tokave
bujqësore të ndara sipas ligjit
7501 duhet të kishte përfunduar
brenda tremujorit të parë
2009, por problemet e shumta
dhe dokumentet voluminoze e
detyruan qeverinë të shtyjë afatin.
Vendimi është marrë pak kohë më
parë, duke propozuar që procesit
të verifi kimit të titujve të pronësisë
t‘i jepet kohë edhe 6 muaj të tjerë.
Nisur nga kjo, ngërçi i krijuar deri
tani për marrjen e kredive si pasojë
e procesit të verifi kimit do të zgjasë
edhe për ca kohë, duke krijuar
probleme serioze për investitorët.
Në çastin kur banka mëson se një
tokë bujqësore është duke u verifi -
kuar nëse është ndarë në formë të
rregullt ose jo, sipas ligjit, atëherë
merret vendimi për bllokimin e
procesit të kredidhënies, deri në
marrjen e përgjigjes nga komisioni
i posaçëm për verifi kimin e
tokave. Një tjetër problem serioz
që shoqëron procesin lidhet me
panikun e fermerëve rreth faktit e
manipulimit nga ana e komisionerëve
për tokat bujqësore. Kryeministri
Berisha ka siguruar se "askujt
nuk do t‘i merret toka, nëse e ka
përfi tuar brenda rregullave të ligjit
7501". Zyrtarë nga Ministria e Bujqësisë
pretendojnë se në fi llim të
viteve 1990, kur nisi ndarja e tokave
bujqësore, ish-pronë e kooperativave,
shumë kryetarë komunash
dhe bashkish kanë abuzuar me
ligjin, duke shpërndarë tapi në
mënyrë të padrejtë. Në rang vendi
numërohen rreth 450 mijë familje
që kanë përfi tuar nga ligji 7501.
Numri i përfi tuesve mund të rritej
edhe më shumë në rast se qeveria
nuk do ta ngrinte funksionimin e
ligjit, deri në verifi kimin e plotë
të procesit.
Afati
Kryetari i komisionit qeveritar
të procesit të verifi kimit të titujve
të pronësisë, zëvendëskryeministri
Genc Pollo, në bashkëpunim
me Ministrinë e Bujqësisë dhe
specialistë të fushës, kanë nisur
që në fundin e vitit 2008 procesin e
identifi kimit të abuzimit të tokave
bujqësore. Deri më sot nuk është
mësuar zyrtarisht se deri ku ka ecur
procesi dhe cilat janë rezultatet,
edhe pse puna ka nisur që në tetor
2008. Në bazë të ligjit të miratuar
në Kuvend në gusht të vitit 2008, do
të njihen të gjithë titujt e pronësisë
të dhëna për sipërfaqet, që në
datën 01.08.1991 kanë fi guruar në
regjistrat kadastralë, në zërin "Tokë
bujqësore" dhe janë përfshirë në
territoret e administruara nga ishkooperativat
bujqësore deri në kohën
e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7501
"Për tokën". Po kështu do të njihen
titujt e pronësisë për sipërfaqe të
tjera të tokave bujqësore, të administruara
nga ish-ndërmarrjet
bujqësore dhe institucionet e tjera
shtetërore, të kaluara për ndarje
për fshatrat e ish-kooperativave
bujqësore vetëm me miratim të
ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit,
deri në kohën e hyrjes në fuqi
të ligjit nr. 8337, datë 30.04.1998,
"Për kalimin në pronësi të tokës
bujqësore, pyjore, livadheve dhe
kullotave". Qeveria gjithashtu ka
parashikuar që të njohë titujt e
pronësisë mbi sipërfaqet e tokave
bujqësore të ish-NB-ve, sipas dispozitave
të përcaktuara në ligjin nr.
8053, datë 21.12.1995, "Për kalimin
në pronësi, pa shpërblim, të tokës
bujqësore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›