Pezullohet skenari për mosbindje civile
13/05/2010 Lidershipi socialist tërhiqet nga strategjia për përshkallëzimin e protestave
Partia Socialiste tërhiqet nga skenari për mosbindjen civile. Kjo u vu re gjatë ditës së djeshme, kur bllokimi i akseve rrugore nuk ishte i shtrirë në të gjitha qarqet. Madje dhe në ato qytete, ku u synua organizimi i protestave dhe bllokimi i rrugëve nga ana e protestuesve socialistë, nuk ishte planifikuar që ky aksion të shtrihej në rrugë nacionale. Ndërkohë që burime pranë grupit parlamentar socialist bënë me dije se lidershipi socialist ka vendosur që të ndërpresë deri në fund të kësaj jave, ku pritet dhe organizimi i një tjetër manifestimi të përmasave të gjera në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përshkallëzimin e aksionit opozitar.
Tërheqja
Kupola rozë është në pritje për nisjen e bisedimeve mes kampit të majtë dhe atij të djathtë, për gjetjen e një zgjidhjeje që do të zhbllokonte një situatë të tillë, në të cilën është futur klasa politike. Në këtë mënyrë, mësohet se pas marrjes së disa sinjaleve nga diplomacia e huaj e akredituar në Tiranën zyrtare, sipas të cilave synohet gjetja e gjuhës së përbashkët mes palëve, lidershipi socialist ka vendosur të ulë disi presionin në adresë të mazhorancës qeverisëse. Kështu, burime pranë kampit opozitar bënë me dije se menjëherë pas vënies në realitet të skenarit nga ana e Partisë Socialiste për mosbindjen civile, e cila nisi me bllokimin e akseve rrugore kryesore në vend, si dhe incidentet që shoqëruan një strategji të tillë, kanë vënë në lëvizje si faktorët kryesorë të politikës në vend, ashtu dhe diplomacinë e huaj në Tiranë. Gjithashtu mësohet se kanë qenë pikërisht përfaqësuesit e diplomacisë, ata që kanë ndërhyrë në mënyrë informale për ndërprerjen e një nisme të tillë nga ana e kampit opozitar. Në këtë mënyrë, pas kontakteve të shpeshta gjatë këtyre ditëve mes lidershipit socialist me disa nga diplomatët e huaj në vend, pritet që deri nesër, kur është paralajmëruar një tjetër protestë me pjesëmarrje të madhe, të mund të ketë ndonjë sinjal të qartë për hapjen e negociatave dhe ndërprerjen e grevës së urisë të ndërmarrë nga deputetë dhe mbështetës të Partisë Socialiste.
Strategjia
Pas përfundimit të protestës qytetare të organizuar paraditen e 9 majit, kreu i Partisë Socialiste thirri në një takim të posaçëm deputetët e mbetur tashmë jashtë çadrave ku po zhvillohet greva e urisë, për të vendosur mbi strategjinë që do të ndiqej gjatë kësaj jave, me qëllim realizimin e kërkesave të parashtruara nga kampi opozitar për mazhorancën qeverisëse. Kështu, sipas këtij vendimi, të gjithë deputetët e qarqeve do të shpërndaheshin nëpër zonat e tyre zgjedhore dhe së bashku me degët e PS-së do t’u duhej të organizonin çdo ditë në orën 13. 00 protesta lokale. Këto protesta do të organizoheshin në forma të ndryshme, ku më së shumti manifestimet do të shfrytëzoheshin si një përpjekje për të paralizuar qarkullimin e automjeteve në rrugët nacionale dhe funksionimin e institucioneve në lokalitetet e tyre përkatëse. Përmes këtyre përpjekjeve, PS-ja synon të lëshojë mesazhe të qarta kërcënuese për Qeverinë, duke pritur që nga kampi kundërshtar të vijnë sinjale pozitive.
Reagimi i Braçes
Deputeti socialist Erion Braçe reagoi ndaj shoqërimeve në polici të protestuesve të Partisë Socialiste, të cilët gjatë dy ditëve të fundit kanë bllokuar akset nacionale për transparencën e zgjedhjeve. “Gjuha e komunikimit për dialog dhe oferta është shndërruar në gjuhë dhune mes protestuesve paqësorë dhe policisë. Ne nuk do të lejojmë më asnjë orë njerëzit tanë nëpër birucat e policisë”, vlerësoi Braçe gjatë fjalës së tij. Gjithashtu, duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Kryeministrit Berisha, ai theksoi se “personazhet Don Kishotë dhe Sanço Panço, duhet t’i gjejë brenda Qeverisë së tij, që përfaqëson ai apo zv.kryeministri i tij”. Njëkohësisht, deputeti i PS-së, referuar negociatave mes palëve, nuk kurseu ironinë në adresë të Presidentit Bamir Topi. “Do të doja ta linim rehat Presidentin e Republikës, pasi duke filluar nga sot, kur është finalja e Europa Ligue dhe deri në fundjavë, është një javë shumë e ngarkuar sportive dhe Presidenti duhet të jetë i ngarkuar maksimalisht”, nënvizoi Braçe lidhur me një çështje të tillë.
Gjendja e grevistëve
Grevistët, të cilët kanë hyrë në ditën e 13-të të sakrificës së tyre, kanë shfaqur çrregullime nga ana shëndetësore dhe për pasojë orë pas ore vihet re largimi i tyre nga çadrat, ku ata qëndrojnë të ngujuar, drejt spitalit, ku marrin dhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë që ka pasur prej atyre grevistëve, që pas trajtimeve në spital, kanë zgjedhur t’i bashkohen sërish grevës së urisë. Ndër ta ishte dhe deputeti i PS-së, Besnik Bare, i cili edhe pse pati probleme të rënda me shëndetin në momentin kur u transportua në spital, sërish pas ndihmës së nevojshme që mori përgjatë dy ditëve jashtë çadrave, i është rikthyer vendbanimit të grevistëve, për të rinisur sakrificën sublime. Ndërsa në ditën e 12-të të grevës, u dërgua në spital një tjetër grevist. Grevisti i 27-të që lë grevën e urisë ishte Astrit Sefekolli, 50 vjeç nga Korça. Sefekolli pati probleme me tensionin dhe komplikacione në stomak. Po kështu, pritet që në orët në vijim të ketë të tjerë grevistë që të ndërpresin grevën, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.