E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shpërndarja”, prokurori kërkon 23 vite burg për trafikantët

13/05/2010 Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaroi fajtor dhe i kërkoi gjykatës të dënojë me burg të pandehurit Flamur Xeka dhe Ernest Aliaj. Janë arrestuar për akuzat e “trafikim i narkotikëve mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim”, “prodhim dhe tregtim i narkotikëve”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake”, “mbajtje pa leje të municionit”. Për Flamur Xekën akuza kërkoi dënimin me 10 vjet e 6 muaj burg, ndërsa për Ernest Aliaj dënimin me 13 vjet burg. Janë dashur vetëm pesë seanca gjyqësore që gjyqtarja Etleva Deda të mbyllë shqyrtimin, duke pranuar që në fillim kërkesën e të pandehurve për gjykim të shkurtuar. Të dy bashkëfajtorët kanë pranuar të gjykohen në gjendjen që janë aktet duke thjeshtuar procesin. Janë arrestuar disa muaj më parë në qytetin e Durrësit gjatë një operacioni të koduar “Shpërndarja”. Ernest Aliaj dyshohet se ka qenë një nga kokat e shpërndarjes së drogës.

A. Ç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›