Grabitet me armë argjendaria, autorët lidhin shitësen
13/05/2010 I mbyllën gojën dhe sytë, nuk dihet vlera e dëmit. Largohen 2 të rinjtë
Dy të rinj të maskuar kanë hyrë të armatosur në një prej argjendarive që ndodhet në anë të rrugës kryesore hyrëse të qytetit të Fierit. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, dy personat të moshës 20 vjeç kanë hyrë në dyqan pa bërë zhurmë në një kohë kur në rrugë ka rënë qetësia për shkak të orëve ku edhe vapa tashmë ka trokitur. Burimet bëjnë me dije se sapo kanë hyrë personat shitësja. M.L është tmerruar dhe ka bërtitur për të kërkuar ndihmë tek kalimtarët, por dy autorët e kanë kërcënuar me armë duke i thënë se do ta qëllonin në rast se vijonte të bënte zë. Sipas dëshmive të disa dëshmitarëve okular, autorët pas kësaj kanë lidhur në karrige shitësen, ndërsa i kanë mbyllur asaj me ngjitës plastik gojën dhe i kanë lidhur sytë. Gjithçka më pas ka qenë në favor të vjedhësve të ditës, të cilët në një çantë të zezë kanë marrë sende dhe aksesorë të shumtë floriri, sasia dhe vlera e të cilave ende nuk dihet. Kësaj skene i është bashkuar menjëherë Policia Bashkiake, e cila bënte patrullimin e saj në qytet, e cila menjëherë ka ndërhyrë, ndërsa ka kërkuar ndihmën e policisë së shtetit. Kjo e fundit ka shkuar në vendin e ngjarjes, por autorët, të cilët u kanë drejtuar armët disa dëshmitarëve që ndodheshin jashtë dyqanit, janë larguar nga pjesa e pasme e godinave të qendrës. Policia ka fiksuar shenjat, ka zgjidhur shitësen dhe kanë marrë në kontroll gjithë dyqanin. Ende nuk dihet se sa është shuma, ndërsa autorët janë shpallur në kërkim. Shitësja ka thënë se nuk ka arritur të njohë asnjë prej të rinjve. A. Damini