Pfister, sërish trajner i Kamerunit

Oto Pfister konfirmoi se do të qëndrojë në bankinën e Kamerunit, edhe pse humbi finalen e Kupës së Afrikës kundër Egjiptit (0-1). Objektivi i ardhshëm i teknikut gjerman, 70 vjec, do të jetë ai për të cuar "Luanët e pathyeshëm" në finalet e Botërorit "Afrika e Jugut 2010". "Tani do të shkoj në pushime për tri javë", - tha Pfister për të përjavshmen gjermane "Kicker". "Pastaj do të kthehem në punë. Muajin e ardhshëm kemi disa ndeshje miqësore dhe pastaj në fund të majit do të fillojmë kualifikueset për Botërorin".