E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie humb sfidën me Milanin

Vazhdon momenti i pafat i Robin van Persit, një prej yjeve të Arsenalit, kundërshtarit të ardhshëm të Milanit në Ligën e Kampioneve. Holandezi ka një dëmtim në kofshë dhe stafi mjekësor i "Topcinjve" nuk dëshiron ta shpejtojë rikuperimin. "Robin është më mirë, por pas shqetësimeve të fundit, nuk dëshirojmë të nxitohemi duke e hedhur në fushë, por t'i japim kohën e duhur për tu rikuperuar", - deklaroi Geri Levin, fizioterapisti i klubit londinez. Përvec Van Persit kundër Milanit do të mungojnë edhe Denilson, Johan Djourou, ndërkohë që në dyshim janë Abou Diabi dhe Tomas Rozicki.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›