Pheniani dhe Teherani kanë shkëmbyer teknologji bërthamore

Nga Express më 15 maj 2011 në ora 17:30
Një raport i Kombeve të Bashkuara që ka rrjedhur në media, tregon se Koreja e Veriut dhe Irani duket se kanë qenë duke shkëmbyer teknologji të raketave balistike, duke shkelur kështu sanksionet e vendosura.
Raporti i siguruar nga Reuters tregon se transfere të rregullta janë bërë përmes “një shteti fqinj të tretë”, që disa diplomatë kanë thënë se bëhet fjalë për Kinën.
Raporti i është dorëzuar Këshillit të Sigurimit nga Paneli i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, një grup që monitoron respektimin e sanksioneve të OKB-së.
Këto sanksione i janë vënë Koresë së Veriut, pasi në vitet 2006 dhe 2009 kishte realizuar dy teste bërthamore.