Veterani rus paralajmëron Perëndimin

Udhëheqësi i Unionit të Veteranëve rus të luftës së Afganistanit, ka thënë se dhuna do të rritet në Afganistan, nëse forcat ndërkombëtare do të tërhiqen nga ky shtet.
Veterani rus i luftës, Franc Klincevic, i cili ka shërbyer si kolonel gjatë luftës së sovjetikëve në Afganistan, gjatë viteve të 80-ta, i ka thënë Reutersit se “menjëherë kur amerikanët dhe evropianët të largohen, talebanët do të sulmojnë gjithçka.
Klincevic, i cili është edhe deputet në parlamentin rus, ka kritikuar SHBA-në se ka dështuar të mësojë nga përvoja ruse në Afganistan, para se t’ia nis luftës në vitin 2001.
Moska ende vuan pasojat e luftës 10 vjeçare në këtë shtet, në të cilin pothuajse 15 mijë ushtarë sovjetik humbën jetën, deri në momentin e tërheqjes së sovjetikëve, në vitin 1989.