Stefanoviq: Gurët nuk i zgjidhin problemet

Shefi i ekipit negociator serb Borisllav Stefanoviq deklaroi se qeveria e Serbisë në negociata me Prishtinën dëshiron të zgjidhë pozitën e serbëve në Kosovë dhe se vizita e tij në krahinën jugore nuk ishte veprim marketingu.
”Për ne këto negociata duhet të zgjidhin pozitën e serbëve në Kosovë. Pala e Prishtinës nuk ka ide tjera dhe frikësohet çdo propozimi tjetër. Është qartë se e ashtuquajtura pavarësi e tyre nuk po funksion përkundër mbështetjes së qendrave më të forta botërore”,tha Stefanoviq në një intervistë për gazetën “Politika”.
Stefanoviq konsideron e vizita e tij në Prishtinë tregon se Serbia nuk i nënshtrohet provokacioneve dhe nuk ka vend ku nuk është e gatshme për të biseduar nëse me këtë realizon interesin e saj.
I pyetur të komentoj qëndrimin e opozitës në Kuvendin Kosovës se vizita e tij ka qenë veprim marketingu dhe se humbës është qeveria e Kosovës, ai u përgjigj negativisht.
"Humbës janë ata që mendojnë se me gurë mund të zgjidhin ndonjë gjë", tha Stefanoviq.