Pheniani po modernizon poligonin raketor në Musudan

Instituti amerikano-korean në fakultetin për hulumtime bashkëkohore ndërkombëtare në Universitetin John Hopkins, në SHBA, kumtoi se xhirimet satelitore tregojnë se Koreja e Veriut po punon në modernizimin e poligonit Musudan.
Nga xhirimet e bëra më 29 prill, shihet se në poligon ka filluar ndërtimi i platformës së re për lansim dhe ndërtesa e re për bashkim të raketave, të cilat mund të mundësojnë lansimin e raketave kozmike bartëse dhe raketave ndërkontinentale.
Sipas institutit, modernizimi i kompleksit të filluar në verën e vitit 2011 është pasqyrim i vendosmërisë së Phenianit për ta zgjeruar programin e vet raketor.
Ekspertët parashikojnë se nëse aktivitetet në Musudan vazhdojnë me tempin e tanishëm, poligoni do të ripërtërihet deri në vitin 2016-2017.