Philip Reeker në Prishtinë më 16 janar
PRISHTINE – Zv/ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Reeker pritet që të vizitojë Kosovën më 16 janar.
Burime të gazetës “Tribuna Shqiptare” thonë se Reeker do ta vizitojë Kosovën, ndërsa më parë do të shkojë në Beograd, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të këtij shteti për të biseduar për vazhdimin e dialogut.
“Në Kosovë do të takohet me krerët institucionalë të vendit, ndërsa më pas do të caktohet data e bisedimeve”, shkruan gazeta.
“Serbia është duke i bërë presion Brukselit që Rezoluta 1244 të figurojë gjatë përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe për këtë arsye ende nuk është caktuar data finale e raundit të ri të bisedimeve. Ndërmjetësi i BE-së, Robert Cooper është duke bërë përpjekje që sa më shpejtë të caktohet një datë. Megjithatë, data nuk është caktuar ende, por pritet që në javën e tretë të vazhdojë dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, citohet të ketë thënë ky burim.
(er.nu/BalkanWeb)