Shkoder/ Prodhonte arme artizanale, kapet i denuari
Shkoder- Nje 23 vjecar nga qyteti i Shkodres eshte arrestuar pas tre muaj kerkimesh, ndersa ishte denuar me 2 muaj burg per prodhim artizanal te armeve luftarake. Burime zyrtare te policise, konfirmuan lajmin dhe bene me dije se per kete qellim Elvis Cungeli, banues ne lagjen "Perlat Rexhepi", ishte shpallur prej kohesh ne kerkim. Ndaj tij, ne daten 29 mars te ketij viti, Gjykata e Rrethit Shkoder, ka shpallur dhe denimin me 2 muaj e 2 dite burg per vepren penale te "prodhim dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake".