Pi nga xhelozia, masakron gruan me thikë
Pija i ka errësuar sytë një
bashkëshorti në Tiranë,
duke e bërë xheloz për të
shoqen, e në këtë gjendje e ka
vrarë barbarisht në banesë, ku
ndodheshin edhe dy fëmijët e
mitur. Krimi i rëndë brenda familjes
ka ndodhur në orët e vona të
së shtunës, kur Shpëtim Zhllima
është kthyer i dehur në shtëpi
dhe ka nisur një sherr me gruan,
që ka degjeneruar në vrasjen e saj.
Më pas, ai ka tentuar të vrasë
edhe veten, ka dalë nga banesa e
pushtuar nga vaji i dy fëmijëve,
të cilët janë zgjuar nga zhurma e
sherrit dhe është nisur për arrati.
Por, shumë shpejt, policia ka rënë
në gjurmët e tij, duke e arrestuar
vetëm 500 metra larg banesës.
Policia e kryeqytetit tha se ngjarja
e rëndë ka ndodhur në afërsi të
Spitalit Ushtarak, te zona e quajtur
"Treshi". Një fqinj i familjes ku
ndodhi krimi i rëndë, ka njoftuar
policinë se një sherr po ndodhte
brenda një familjeje. Me t‘u njoftuar
në vendin e ngjarjes janë nisur
shërbimet e postës së policisë
së Laprakës, që janë nën juridiksionin
e Komisariatit Nr. 3. Kur
kanë mbërritur pranë vendit të
ngjarjes, nuk e kanë pasur shumë
të vështirë të identifikojnë
banesën ku kishte ndodhur konflikti,
nga të qarat e dy fëmijëve të
familjes, vajzë e djalë, të moshës
14 dhe 8-vjeçare. Njëkohësisht
edhe fqinjët janë afruar pranë
banesës, të cilët janë zgjuar të
tmerruar. Policia shpjegoi se ora
shënonte 23:00, kur kanë hyrë
brenda banesës dhe kanë parë
trupin e 41-vjeçares Nafije Zhllima,
e cila ishte mbuluar nga gjaku
në ambientet e kuzhinës. Ajo
ende nuk kishte ndërruar jetë.
Menjëherë, policia e ka vënë në
makinë dhe e ka nisur drejt Spitalit
Ushtarak, që nuk ndodhet
shumë larg. Por, pa mbërritur
ende te dera e spitalit, ajo ka
ndërruar jetë.
Nga ana tjetër një grup hetimor
ka nisur punën për dokumentimin
e këtij krimi të rëndë
dhe brenda një kohe shumë të shkurtër,
nga vetë fëmijët e viktimës,
janë vënë në dijeni se
vrasjen e kishte kryer babai. Emri
i tij është shpërndarë në radio
policie dhe patrullat kanë rrethuar
zonën. Pa kaluar mesi i
natës, një patrullë ka pikasur një
person të gjakosur, i cili ecte në errësirë.
Ka qenë pikërisht, Shpëtim
Zhllima, i cili po kërkohej për
vrasjen e të shoqes. Edhe ai është
dërguar në Spitalin Ushtarak dhe
është lënë në ruajtje nga uniformat
blu. Shumë shpejt, pas ndërhyrjes
së mjekëve, gjendja e tij
shëndetësore është përmirësuar,
pasi ai kishte marrë një plagë të
lehtë me thikë në trup. Ndërkohë,
grupi hetimor ka rindërtuar
ngjarjen në banesën e familjes
Zhllima, që prej pak vitesh ishte
zhvendosur në atë zonë nga një
fshat i Tiranës.
Sipas policisë, gruaja kishte
shtruar darkën, teksa priste të
shoqin, i cili ka ardhur i dehur në
banesë. Fëmijët kishin rënë në
gjumë, ndërkohë që ata, të dy
bashkë, kanë nisur të hanë darkën.
Në këtë kohë, mes tyre ka nisur
një sherr për gjellën, e nga fjala
në fjalë debati ka degjeneruar
në xhelozi. Burri i pirë ka shfaqur
shenja të theksuara dyshimesh
për gruan e tij, duke e akuzuar për
tradhti. Por, ajo nuk e ka pranuar
një gjë të tillë dhe sherri ka marrë
nota më të ashpra, derisa 40 vjeçari
ka marrë thikën mbi tavolinë dhe
është vërsulur drejt të shoqes. Ajo
ka tentuar të largohet, por thika, e
ngulur në kurriz, ia ka ndalur vrapin.
Më pas, një tjetër goditje e ka
pasur në qafë, e goditja përfundimtare
i është dhënë në pjesën e
përparme të barkut. Sipas ekspertëve,
krimi ka qenë tejet i
dhunshëm. Por menjëherë, fëmijët,
të frikësuar janë afruar, ndërsa
burri është kthjelluar për atë
veprim që kishte kryer. Duke dalë
në korridor, ai ka goditur veten me
thikë dhe është nisur për t‘u larguar.
Megjithatë, arratia e tij ka
marrë fund, pasi është prangosur
nga policia dhe akuzuar për vrasje
me dashje.
bashkëshorti në Tiranë,
duke e bërë xheloz për të
shoqen, e në këtë gjendje e ka
vrarë barbarisht në banesë, ku
ndodheshin edhe dy fëmijët e
mitur. Krimi i rëndë brenda familjes
ka ndodhur në orët e vona të
së shtunës, kur Shpëtim Zhllima
është kthyer i dehur në shtëpi
dhe ka nisur një sherr me gruan,
që ka degjeneruar në vrasjen e saj.
Më pas, ai ka tentuar të vrasë
edhe veten, ka dalë nga banesa e
pushtuar nga vaji i dy fëmijëve,
të cilët janë zgjuar nga zhurma e
sherrit dhe është nisur për arrati.
Por, shumë shpejt, policia ka rënë
në gjurmët e tij, duke e arrestuar
vetëm 500 metra larg banesës.
Policia e kryeqytetit tha se ngjarja
e rëndë ka ndodhur në afërsi të
Spitalit Ushtarak, te zona e quajtur
"Treshi". Një fqinj i familjes ku
ndodhi krimi i rëndë, ka njoftuar
policinë se një sherr po ndodhte
brenda një familjeje. Me t‘u njoftuar
në vendin e ngjarjes janë nisur
shërbimet e postës së policisë
së Laprakës, që janë nën juridiksionin
e Komisariatit Nr. 3. Kur
kanë mbërritur pranë vendit të
ngjarjes, nuk e kanë pasur shumë
të vështirë të identifikojnë
banesën ku kishte ndodhur konflikti,
nga të qarat e dy fëmijëve të
familjes, vajzë e djalë, të moshës
14 dhe 8-vjeçare. Njëkohësisht
edhe fqinjët janë afruar pranë
banesës, të cilët janë zgjuar të
tmerruar. Policia shpjegoi se ora
shënonte 23:00, kur kanë hyrë
brenda banesës dhe kanë parë
trupin e 41-vjeçares Nafije Zhllima,
e cila ishte mbuluar nga gjaku
në ambientet e kuzhinës. Ajo
ende nuk kishte ndërruar jetë.
Menjëherë, policia e ka vënë në
makinë dhe e ka nisur drejt Spitalit
Ushtarak, që nuk ndodhet
shumë larg. Por, pa mbërritur
ende te dera e spitalit, ajo ka
ndërruar jetë.
Nga ana tjetër një grup hetimor
ka nisur punën për dokumentimin
e këtij krimi të rëndë
dhe brenda një kohe shumë të shkurtër,
nga vetë fëmijët e viktimës,
janë vënë në dijeni se
vrasjen e kishte kryer babai. Emri
i tij është shpërndarë në radio
policie dhe patrullat kanë rrethuar
zonën. Pa kaluar mesi i
natës, një patrullë ka pikasur një
person të gjakosur, i cili ecte në errësirë.
Ka qenë pikërisht, Shpëtim
Zhllima, i cili po kërkohej për
vrasjen e të shoqes. Edhe ai është
dërguar në Spitalin Ushtarak dhe
është lënë në ruajtje nga uniformat
blu. Shumë shpejt, pas ndërhyrjes
së mjekëve, gjendja e tij
shëndetësore është përmirësuar,
pasi ai kishte marrë një plagë të
lehtë me thikë në trup. Ndërkohë,
grupi hetimor ka rindërtuar
ngjarjen në banesën e familjes
Zhllima, që prej pak vitesh ishte
zhvendosur në atë zonë nga një
fshat i Tiranës.
Sipas policisë, gruaja kishte
shtruar darkën, teksa priste të
shoqin, i cili ka ardhur i dehur në
banesë. Fëmijët kishin rënë në
gjumë, ndërkohë që ata, të dy
bashkë, kanë nisur të hanë darkën.
Në këtë kohë, mes tyre ka nisur
një sherr për gjellën, e nga fjala
në fjalë debati ka degjeneruar
në xhelozi. Burri i pirë ka shfaqur
shenja të theksuara dyshimesh
për gruan e tij, duke e akuzuar për
tradhti. Por, ajo nuk e ka pranuar
një gjë të tillë dhe sherri ka marrë
nota më të ashpra, derisa 40 vjeçari
ka marrë thikën mbi tavolinë dhe
është vërsulur drejt të shoqes. Ajo
ka tentuar të largohet, por thika, e
ngulur në kurriz, ia ka ndalur vrapin.
Më pas, një tjetër goditje e ka
pasur në qafë, e goditja përfundimtare
i është dhënë në pjesën e
përparme të barkut. Sipas ekspertëve,
krimi ka qenë tejet i
dhunshëm. Por menjëherë, fëmijët,
të frikësuar janë afruar, ndërsa
burri është kthjelluar për atë
veprim që kishte kryer. Duke dalë
në korridor, ai ka goditur veten me
thikë dhe është nisur për t‘u larguar.
Megjithatë, arratia e tij ka
marrë fund, pasi është prangosur
nga policia dhe akuzuar për vrasje
me dashje.