Kolegji Zgjedhor, sot përcaktohen 8 gjyqtarët
Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të zgjedhë sot tetë
gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Gjyqtarët do të
zgjidhen nëpërmjet shortit dhe do të marrin pjesë
katër përfaqësues të katër partive me mandatin më
të lartë të deputetëve në Kuvend. Sipas shkresës
së Parlamentit drejtuar KLD-së katër partitë janë
PS, PR, PS dhe PSD, duke "përjashtuar" LSI-në.
"Hedhja e shortit organizohet nga Këshilli i Lartë i
Drejtësisë, duke e bërë përzgjedhjen nëpërmjet të
gjithë gjyqtarëve të gjykatave të Apelit të Republikës
së Shqipërisë. Ndërkohë, brenda 48 orëve nga
dalja e dekretit të Presidentit të Republikës për përcaktimin
e datës së zgjedhjeve, këshilli informon
për listën e gjyqtarëve që do të përfshihen në short,
dy partitë parlamentare të shumicës dhe dy partitë
parlamentare të opozitës që kanë numrin më
të madh të mandateve në Kuvend", deklaron KLDja,
e cila saktëson se ka kryer këto procedura dhe
nga Kuvendi i ka ardhur shkresa për katër partitë e
mëdha, në të cilat nuk përfshihet Lëvizja Socialiste
për Integrim. Shorti pritet të hidhet sot në ambientet
e Këshillit ku do të marrin pjesë publiku, përfaqësuesit
e partive politike, koalicionet dhe media.
Pas nxjerrjes së tetë emrave nga kutia, secili
nga përfaqësuesit e dy partive të pozitës dhe dy
partive të opozitës me numrin më të madh të mandateve
në Kuvend, ka të drejtë të përjashtojë një
prej tetë emrave të nxjerrë nga kutia e shortit, duke
mos pasur të drejtën e kundërshtimit asnjë nga
partitë e tjera.