Pier Luigi Vinga Prokuror i Pergjithshem i Italise Pyetje: Ne kete konference, cili eshte vendi qe ze Shqiperia ne aspektin pozitiv dhe negativ? V- Shqiperia ka qene dhe eshte nje vend origjine
Pier Luigi Vinga Prokuror i Pergjithshem i Italise
Pyetje: Ne kete konference, cili eshte vendi qe ze Shqiperia ne aspektin pozitiv dhe negativ?
V- Shqiperia ka qene dhe eshte nje vend origjine per trafikun e grave dhe vajzave, te cilat i nenshtrohen nje skllaverie te plote. Ky trafik, me se shumti, organizohet nga grupet kriminale shqiptare. Por me institucionet shqiptare kemi nje raport pozitiv. Une kam qene kohet e fundit ne Shqiperi i shoqeruar me koleget e mi, te cilet kane dosje te trafikanteve shqiptare. Jemi takuar me Prokurorin e Pergjithshem dhe, ky i fundit, ne baze te provave te mbledhura ne Itali, ka leshuar urdher- arresti per kriminele, te cilet, pasi kishin kryer vepren penale te trafikut te qenieve njerezore kishin gjetur strehe ne Shqiperi.
Koncepti yne eshte ky: Kriminaliteti shqiptar duhet te kuptoje qe autoritetet e drejtesise italiane dhe shqiptare veprojne se bashku ne menyre kompakte me qellim qe t'i japin fund kryerjes se krimit te qenieve njerezore ne nje vend e pastaj te fshihen ne nje vend tjeter. Kemi zhvilluar teorine e projekteve te perbashketa investiguese. Duhet te hartojme projekte te tjera investiguese per keto rrjete kriminale qe veprojne ne Shqiperi e Itali dhe t'ia pershtasin efektivave te policise shqiptare ceshtje qe ndiqen nga nje gjykates italian dhe anasjelltas policise italiane nje funksionar policie shqiptar.
Pyetje: Kohet e fundit policia shqiptare ka nderrmarre nje operacion kunder gomoneve dhe trafikanteve shqiptare. Ju si i gjykoni keto veprime nga ana e qeverise Shqiptare dhe si mendoni mbi argumentin qe japin disa analiste se nje gje e tille sidoqofte do te ndikoje mbi ekonomine e vendit.
V. Ne e kemi vleresuar shume shkaterrimin e skafeve te cilet kohet e fundit nuk transportojne me persona, por mbi te gjitha lende narkotike.
E dyta kriminaliteti shqiptar e ka rritur cilesine, dmth investon para te pista ne aktivitete ekonomike. Atehere duhet kuptuar se demokracia e nje vendi nuk mund te zhvillohet ne se ekonomia eshte ne duart e krimineleve. Keshtu te gjithe vendet duhet te ndihmojne Shqiperine. Italia ka luajtuar nje rol te madh qe te nderpriten aktivitete kriminale dhe te zhvillohet ekonomia e ligjshme qe eshte baza e nje demokracie. Ndryshe ne se ekonomia eshte ne duar te kriminalitetit, ky i fundit do te jete ne gjendje ti kundervihet, ligjeve, te diktoje perfaqesuesit ne organet legjislative e me rradhe.
Pyetje
Ne Shqiperi ka nje lloj frustracioni sepse ne Ballkan shqiptaret jane te vetmit qe nuk marrin dot vize , kjo rrit cmimin e gomoneve e rrugeve te tjera te jashtligjshme. Ju mendoni se duke leshuar me shume viza te rregullta qe te ndalet trafiku ilegal?
V. Problemi eshte me shume politik se sa gjyqesor. Une mendoj se ligji i fundit dhe adaptimet e tij qe percaktuan Sanatorian per mijra te huaj jo vetem ata qe asistojne psh invalide por dhe ta qe punojne ne te zeze, ka luajtur nje rol te madh.Une mendoj se zgjidhja eshte nese u ofrohen projekte zhvillimi ketyre vendeve dhe tani te gjithe specialistet shprehen se zhvillimi nuk mund te matet vetem me prodhimin e brendshem bruto por duhet te matet dhe ne terma te zhvillimit te demokracise, vecanerisht nese do te kete me shume shkolla, edukim, me shume investime, me shume te drejta per grate e minorenet Shqiperia do te jete me e zhvilluar.
Qeveria shqiptare e gatshme per te luftuar trafikun
Me shume ndihme per zhvillimin e ekonomise shqiptare
Znj. Boniver zv. Ministre e jashtme e Italise
Ju e njihni prej kohesh realitetin shqiptar Si e gjykoni kete perpjekje te qeverise shqiptare per te bere lufte te hapur kunder trafikut?
B. Qeveria Italiane e vlereson kete lloj perpjekje dhe uron qe nje inisiative e tille te kete sukses. Me qeverine Berluskoni pozicioni mbi emigracionin eshte i mirepercaktuar. Sjell probleme per ata qe vijne pa nje leje te rregullt, dyer te mbyllura per ata qe kerkojne te hyjne e tentojne te vijne pa leje.
Eshte e nevojshme te kete nje bashkepunim te plote e te ndergjegjshem me qeverine shqiptare , te dy palet duhet t'a zgjidhin kete problem . Qeveria Italiane po studion mundesine e rritjes se kuotave te legalizimit te emigranteve per ato vende te cilat jane bashkepunues. Keto probleme i perkasin jo vetem Italise por gjithe Europes.
Pyetje
Ne debatin qe ka lindur ne Shqiperi thuhet se po, ky trafikim mund te ndalet por sidoqofte ekonomise shqiptare i sillte rreth 1 miliard e me shume euro. Si mund te ekuilibrohet kjo humbje dhe te rikuperohet papunesia e atyre njerezve te cilet edhe pse nuk bejne nje pune te ndershme kane gjetur nje menyre per te mbijetuar.
B.
Nese ky arsyetim do te vlente do te mund te thonim qe s'kemi pse te mos mbjellim canabis, sepse ky u sjell para fshatareve . Zgjidhja nuk eshte kjo. Zgjidhja do te jete te bashkepunimi me qeverine shqiptare qe e perseris eshte shprehur e gatshme per te ndalur kete trafik qeniesh njerezore. Ky eshte dhe motivi per te cilin ne jemi ketu sot, per te paraqitur qendrimin e qeverise Italiane qe eshte teresisht kunder cdo lloj trafiku ilegal.
Pyetje
Te luftosh trafikun ka vetem kosto sociale apo duhet te presim edhe mbeshtetje e investime per te ndihmuar ekonomine shqiptare.
Ky eshte nje prioritet i qeverise Italiane qe e konsideron Shqiperine si nje vend mik me te cilin na lidh historia, tradita, pse jo dhe gjuha, nje vend te cilin e shohim me simpati nga ku vijne me mijera qytetare shqiptare qe punojne dhe jane te nevojshem per shoqerine tone. Kjo duhet te jet ceshtje e cila ecen ne dy kahe: me shume bashkepunim per te ndalur kete trafik, se dyti me shume bashkepunim nga pala italiane per te ndihmuar zhvillim e ekonomise shqiptare